BallinaKryesoreÇfare po ndodh?! Shtyhen primaret e të gjitha degëve përveç Tiranës, ky...

Çfare po ndodh?! Shtyhen primaret e të gjitha degëve përveç Tiranës, ky është afati i fundit

spot_img
spot_img

Partia Demokratike ka vendosur të shtyjë procesin e regjistrimit të kandidatëve në primare, në të gjitha degët.

Në njoftimin e PD thuhet se nga ky vendim përjashtohet Tirana, ku procesi u mbyll mbrëmjen e djeshme me 7 kandidatë të regjistruar.

Afati përfundimtar për regjistrimin në primaret, gara brenda PD-së për kandidatët në zgjedhjet vendore të 2023, është shtyrë deri në 12 nëntor.

NJOFTIMI:

Për shtyrjen e afatit për marrjen e propozimeve për kandidatët e PDSH në Primaret për zgjedhjet vendore 2023

Në vijim të Udhëzimeve 12 datë 27.10.2022 dhe 13 datë 31.10.2022 “Mbi afatet dhe procedurat e marrjes së propozimeve për kandidatët e PDSH në Primaret për zgjedhjet vendore 2023,

Në mbledhjen e datës 7.11.2022, KOKOE shqyrtoi dokumentacionin e ardhur nga degët e PDSH. Pothuajse të gjitha degët e PDSH kanë bërë kërkesë për shtyrje afati për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në cdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.

Duke e konsideruar këtë proces shumë të rëndësishëm, me qëllim dëgjimin e mendimeve dhe marrjen e propozimeve nga e gjithë anëtarësia e PDSH,

KOKOE

Vendosi:

Shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët deri në 12 nëntor 2022.

Nga ky vendim përjashtohen vetëm 16 degët e Bashkisë Tiranë.

Kryesitë e Degëve të marrin masa për përcjelljen e këtij Vendimi.

KOMISIONI I ORGANIZIMIT DHE KONTROLLIT TE OPERACIONEVE ELEKTORALE

KRYETARE

ALBANA VOKSHI

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular