BallinaPolitikeE konfirmon dhe kreu i PLL: Shkojmë drejt mandatit të dytë me...

E konfirmon dhe kreu i PLL: Shkojmë drejt mandatit të dytë me Petrit Dodën deputet

spot_img
spot_img
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT NĒ PRAG TË MANDATIT TË DYTË TË DEPUTETIT.
Sipas dokumentacionit tonē marrë nga KQZ, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit të z.Alfred Rushaj, mandati i deputetit i kalon z.Petrit DODA kandidat i PARTISE LËVIZJA E LEGALITETIT.
“ATDHEU MBI TË GJITHA

Petrit Doda ishte i 32 në listën e Tiranës, por mori 5976 vota preferenciale në zgjedhjet e 25 prillit.

Deri më tani Rushaj nuk ka bërë asnjë deklaratë për lënien e mandatit.

Petrit Doda është nga Muhrri i Dibrës, i arsimuar për ekonomi dhe biznesmen pronar i minierave të kromit në Tërnovë, Bulqizë si dhe pronar hidrocentrali në Kukës.

“Në maj të vitit 1992 emërohet Drejtor i kësaj Miniere, detyrë të cilën e vazhdoi deri në tetor 1997. Më pas kalon ekonomist i kësaj miniere, deri në tetor të vitit 2000.

Nga nëntori i vitit 2000 deri në fillim të vitit 2002, punon si ekonomist pranë Bashkisë Bulqizë dhe Qarkun Dibër. Vec sektorit shteteror, nis edhe rrugën e biznesit në sektorin minerar në Tërnove, Bulqizë, për prodhim dhe shitje mineral kromi.

Në vitin 2013 e në vazhdim ka investuar në sektorin hidroenergjitik”, thuhet në jetëshkrimin e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular