Nga Nikoleta Kovaçi
Prej muajsh kam pas frikë me e takue Nanë Lizën, frikë që në fakt ishte drojë, se s’po muj me ia shpjegue pafuqinë me kanë krah saj! Falë Zotit ajo rezistoi, si pak kush! E bindun në të drejtën që i jep Zoti me kanë zot i pronës së vet, pa e ekzagjerue hiç, Liza Marku asht gruaja që i ka dalë përpara mafies së “5 Majit”; Sod, ndër ma të rrezikshmet që ka Ballkani!(Mbajeni mend k`të përcaktim: mafia e 5 Majit)!
Unë e takova! Prapë nuk mujta me ia shpjegue, ama e besova se ajo na njeh ne të pamundunve, qoftë me kanë nji çast pranë saj në betejën e pashoqe, që nji grua në moshën 78 vjeçe, ban kundër kërmave me pushtet mafioz për thyerje kauze e rezistence! Nanë Liza asht ajo çka i mungon k`saj shoqërie me kanë shoqëri!
Fjala e parë që m`tha ishte: Kam dy netë pa gjumë se Erion rrugaçi me kishte përmend emnin e kishte thanë që kam firmos! Jo, sa të kem frymë nuk hedhi firmë! Për me shtensionue situatën i thashë: Mirë, mirë, po na e jep njanën prej atyne makinave luksoze të bajmë ndonjë xhiro! Qeshi hidhur e shtoi: kushdo ka mundësi me shkue e me i pa ku jetojnë e punojnë fmija e mi në Greqi! Nuk i kanë larg! K`ta po përdorin gjithçka me na marr pronën!
Sigurisht, na që i njohim e dimë! Madje prej nji jete! Që nja 3 vjet pa lind Nanë Liza! Na folëm gjatë! Me Nanë Lizën e nji tjetër rezistent! Si nga të rrallët që mbart kjo Tirana jonë që frymon mes gërmadhave të mafies së ndërtimit me stil camorrist që në fakt përdorë forma të pastra terrorizmi! Po, po, sulmet në zonën e 5 Majit janë terrorizëm shtetnor! Viktima e radhës asht Xherxh Laçi, ai “radikalisti” që policia e mafies se 5 Majit ndërhyni dhe e arrestoi! (për Xherxhin do flasim në nji shteg tjetër, vijimi)!
Përfolja që i bani Erion Veliaj Nanë Lizës si firmosëse, duke e emërtuar si nanën e subjekteve të OFL, ishte nji ndër aktet ma te ndyra që pjell mendja e nji personi që drejton nji mafia, i lirë e në pushtet, sod absolut në Tiranë! Ai mund ta drejtonte edhe nga burgu, ama duhet të jetë në burg!
5 maji asht afera ma e madhe e kësokohshme në Shqipninë tonë! Nanë Liza ka fatin e nuk asht vetëm! Kauza e tyne asht në duar të sigurta rezistence, ama duhen mbështet! PD-ja mos të fshihet! 5 maji asht poshtërsia kriminale në vazhdim! Që mos të kena Xherxha të tjerë, që gratë si Nanë Liza të jetojnë të qeta e mos tu shkojnë plaçkitësit e bashkisë tu vjedhin edhe bukën nëpër shpia, duhet ba diçka! E di se na skena gjykatë, as prokurori e policia asht nji dordolec në duar mafiozësh, aktorët e tjerë janë të kapun nga paratë e mafies, po jo te tanë njerëzit janë shit te llumi i pushtetit kriminal qe ka prodhue mafien e 5 Majit!
Duhen ndalue! Tirana e ka në dorë! Dhe mundet! Nanë Liza asht sinjali i gjallë se vendi asht në rrezik! Jo Ajo! Mos t’ju rrejë mendja; ajo asht shkam, e s’kanë me mujt me e mundë kërmat, ma besoni, çfarëdo lloj makinacioni mashtrimi të përdorin kundër saj: Nanë Liza asht njeriu që sod lufton me na hap sytë e me na udhëzue kah rruga e se vërtetës…. Kushdo që tenton Tiranën, e ka udhërrëfyesen… kushdo që merr përsipër me thye mafien e 5 Majit fiton Tiranën! Ndryshe jeni palë!
Unë u mbusha me shpresë: Nanë Liza ka dishepuj te “5 Maji!