Berisha i bashkohet protestës ne Bulevard para Kryeministrisë

0
231

Opozita proteston sot kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Shumë qytetarë janë mbledhur para selisë së qeverisë në Bulevardin kryesor të Tiranës.

Rreth orës 16:30 protestes i eshte bashkuar edhe kreu i PD, Sali Berisha i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi dhe Luciano Boci.

Protesta është parashikuar të zgjasë rreth 3 orë dhe se 20 folës do t’iu drejtohen qytetarëve, ndërsa në fund pritet të japë një mesazh dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PL-së Ilir Meta.

Ndërkohë nga ana e saj edhe policia ka marre masat. Jane rreth 1000 efektive qe jane angazhuar per mbarëvajtjen e protestës.

Dera e kryeministrisë është blinduar, ndërsa prej orës 15 do të jete i bllokuar qarkullimi i mjeteve në bulevardin “dëshmorët e kombit” dhe rrugët lidhëse pranë kryeministrisë.