Bujar Leskaj: 22 arsye për të dal në protestë

0
700
Nga Bujar Leskaj
𝟭. 𝗕𝗼𝘀𝗵𝗮𝘁𝗶𝘀𝗷𝗮 𝗲 𝗳𝗿𝗶𝗸𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗲 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝘁. Sipas INSTAT, në tetë vite vitet 2014-2021 Shqipërisë i janë larguar në emigracion ekonomik mbi 637 mijë qytetarë, ose sa qarku i Fierit, Vlorës dhe Kukësit së bashku! Largohen të rinjtë, profesionistët, madje edhe sipërmarrësit.
𝟮. 𝗕𝗿𝗮𝗸𝘁𝗶𝘀𝗷𝗮 𝗲 𝗽𝗮𝘀𝗵𝗽𝗶𝗿𝘁 𝗲 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲𝘃𝗲, 𝗻𝗲 𝗺𝗲𝘀 𝘁𝗲 𝗿𝗿𝗲𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗰𝗺𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲 𝘁𝗲 𝗿𝗿𝗶𝘁𝘂𝗿𝗮. Megjithëse me një sufiçit të ardhurash në Buxhetin e Shtetit mbi gjysëm miliardë euro në dhjetëmujorin janar-tetor 2022 dhe parashikim për rritje të ardhurash buxhetore me 10 përqind për vitin 2023, asnjë paketë ndihme për shtresat më të pambrojtura të popullsisë. Paturpësi dhe skandal!
𝟯. 𝗞𝗮𝗻𝗮𝗯𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗺𝗮𝘀𝗶𝘃 𝗶 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝘁. Sipas Raportit të vitit 2022 për tregun e drogës në vendet e BE-së, të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë nga Droga (https://www.emcdda.europa.eu/…/trends-developments/2022_en), ” Shqipëria për disa vite ka qenë një prodhues kryesor i kanabisit bimor të destinuar për tregun europian”.
𝟰. 𝗥𝗿𝗲𝗻𝗶𝗺𝗶 𝗲𝗸𝗼𝗻𝗼𝗺𝗶𝗸 𝗻𝗴𝗮 𝗣𝗣𝗣-𝘁𝗲. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në Shqipëri, kontratat koncesionare të tipit partneritet publik-privat(PPP), jo vetëm kapin mbi 16.5 përqind të prodhimit kombëtar, shifra më e lartë në krahasim me GDP-në në të gjithë Evropën, por janë të përgatitura pa konsideruar raportin kosto-përfitime dhe në shumicën e tyre, përmbajnë risqe, të cilat i përballon ose të gjitha, ose pjesën më të madhe, Buxheti i Shtetit.
𝟱. 𝗟𝗶𝗴𝗷𝗲𝘁 𝗲 𝗾𝗲𝗽𝘂𝗿𝗮 𝗺𝗲 𝗱𝗼𝗿𝗲. Sipas organizatës prestigjoze Transparency International dhe Departamentit Amerikan të Shtetit që e ka cituar në raportet e tij, Shqipëria “shkëlqen” në ligje të përgatitura mbi bazën eskluzive të interesave të një lobi biznesi, madje edhe të një biznesi apo oligarku të caktuar. Mjafton të përmendim Ligjin për Teatrin Kombëtar, masakrën e tokave sipas Ligjit 2020, si dhe abuzimet masive me Ligjin e Investitorit Strategjik.
𝟲. 𝗗𝗼𝗿𝗲𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲, duke rrënuar perspektivën e konkurrueshmërisë së ekonomisë kombëtare, me pjesëmarrjen në nismën “Ballkani i Hapur” të vëllait siamez të Ramës, Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
𝟳. 𝗗𝗼𝗿𝗲𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗱𝗲𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲𝗸 𝗴𝗿𝗲𝗸𝗲𝘁, me një rënie dakord me qeverinë e vendit fqinj, për ta adresuar çështjen në një gjykatë ndërkombëtare, duke dobësuar dukshëm pozitën kombëtare në përcaktimin e ujrave të Shqipërisë sipas rregullave të mirëdefinuara të vijës bregdetare.
𝟴. 𝗚𝗮𝘁𝗶 𝗱𝘆𝗳𝗶𝘀𝗵𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗯𝗼𝗿𝘅𝗵𝗶𝘁 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸. Në nëndë vjet 2013-2022, borxhi publik i Shqipërisë(ai zyrtari dhe borxhi i fshehur i detyrimeve PPP, detyrimeve të TVSH, detyrimeve nga gjygjet ndërkombëtare, etj.) ka kërcyer nga 68% në 116%!
𝟵. 𝗦𝗵𝗽𝗲𝗿𝗱𝗼𝗿𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗴𝗮𝗹𝗼𝗽𝗮𝗻𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗶𝗻𝘃𝗲𝘀𝘁𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗲. Kosto mesatare e 1 km rrugë e trefishuar në nëndë vitet e fundit!
𝟭𝟬. 𝗣𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗮 𝗲 𝗳𝗮𝘀𝗮𝗱𝗮𝘃𝗲. Shpenzime në nivele 50-60 milionë euro në vit, jo sipas 3 E-ve(Efektivitet, Efiçiencë dhe Ekonomicitet) dhe parimeve të OECD/SIGMA të administrimit të përgjegjshëm të financave publike.
𝟭𝟭. 𝗚𝗿𝗼𝗽𝗮𝘁 𝗲 𝘇𝗲𝘇𝗮 𝗳𝗶𝗻𝗮𝗻𝗰𝗶𝗮𝗿𝗲 𝗻𝗲 𝗻𝗮𝗳𝘁𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗲 𝗲𝗻𝗲𝗿𝗴𝗷𝗶𝘁𝗶𝗸𝗲.. Politikë qeveritare që lejoi dhe nxiti abuzimet masive me koncesionet në naftën shqiptare dhe me blerjet dhe shitjet skandaloze të energjisë elektrike nga KESH.
𝟭𝟮. 𝗜𝗻𝘀𝘁𝗮𝗹𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗻𝘁𝗶𝗸𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗲𝘀 𝘀𝗲 𝗽𝗮𝗽𝗲𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷𝘀𝗵𝗺𝗲𝗿𝗶𝘀𝗲. Asnjë nga zyrtarët e lartë të sektit Rama, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion nga institucionet e pavarura të vendit, nuk është larguar nga detyra. Në të kundërt, disa janë promovuar.
𝟭𝟯. 𝗞𝗼𝗻𝘀𝗶𝗱𝗲𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗼𝗽𝗼𝘇𝗶𝘁𝗲𝘀 𝘀𝗶 𝗮𝗿𝗺𝗶𝗸𝗲. Fjalori denigrues, sulmet verbale dhe tentativat për blerje të përfaqësuesve të opozitës janë kthyer në dukuri të përhershme e të zakonshme të sektit në qeverisje, të motivuar dhe duke dhënë shembullin personal në këto sulme vetë Lideri Global.
𝟭𝟰. 𝗚𝗼𝗱𝗶𝘁𝗷𝗮 𝗲 𝘂𝗹𝗲𝘁 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝗺𝗲𝗱𝗶𝗮𝘃𝗲. Nuk mjaftojnë vetëm insinuatat dhe sulmet verbale të mediave pranë qeverisë. Sa herë mediat e pavarura të vendit sulmojnë dhe denoncojnë aferat qeveritare, nga organet tatimore dhe doganore, nisin si breshër kontrollet selektive dhe gjobat ndaj kompanive që i financojnë këto media, për t’i rrënuar.
𝟭𝟱. 𝗜𝗻𝗸𝘂𝗿𝗮𝗷𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗴𝗿𝘂𝗽𝗲𝘃𝗲 𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻𝗮𝗹𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗮𝘀𝘁𝗮𝗷 “𝘁𝗲 𝗵𝗮𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗸𝗮𝘁”. Përdorimi i elementëve me të kaluar kriminale dhe i grupeve kriminale gjatë fushatave zgjedhore është tashmë një dukuri e zakonshme gjatë nëntë viteve të fundit, e denoncuar dhe nga raportet e OSBE/ODHIR.
𝟭𝟲. 𝗨𝘇𝘂𝗿𝗽𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘁𝗲 𝗴𝗷𝗶𝘁𝗵𝗮 𝗶𝗻𝘀𝘁𝗶𝘁𝘂𝗰𝗶𝗼𝗻𝗲𝘃𝗲 𝘁𝗲 𝗽𝗮𝘃𝗮𝗿𝘂𝗿𝗮 𝗱𝗵𝗲 (𝗸𝗲𝗾)𝗽𝗲𝗿𝗱𝗼𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘁𝘆𝗿𝗲. Rasti i fundit flagrant ishte ai i përdorimit të Autoritetit të Dosjeve në sulmin e paprecedent dhe të turpshëm ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta.
𝟭𝟳. 𝗦𝗵𝗸𝗮𝘁𝗲𝗿𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗯𝘂𝗷𝗾𝗲𝘀𝗶𝘀𝗲. Realizimi i politikave fiskale inkoherente dhe bllokuese të prodhimit të brendshëm. U zerua rimbursimi i TVSH 6 përqind në blerje për fermerët dhe u vu një taksë e re 10 përqind TVSH për lëndët e para. Pragu i rimbursimit të TVSH për investimet kapitale në bujqësi (blerje makinerish, linjash prodhimi, etj.) u dhjetëfishua! Buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2022 ishte më i ulët se ai i vitit 2021, ndërsa mungojnë për këtë vit investimet për kanalet vaditëse dhe kulluese nga fondet e Buxhetit të Shtetit.
𝟭𝟴. 𝗠𝘂𝗻𝗴𝗲𝘀𝗲 𝗲 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗷𝗲𝘀 𝘀𝗲 𝗯𝗶𝘇𝗻𝗲𝘀𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗴𝗷𝗼𝗯𝗮 𝘀𝗲𝗹𝗲𝗸𝘁𝗶𝘃𝗲 𝗻𝗱𝗮𝗷 𝘁𝗶𝗷. Janë me dhjetëra biznese të rrënuara nga kontrollet selektive dhe gjobat ndaj aktivitetit të tyre, ndërkohë që bizneset “mavi”, favorite të Ramës dhe sektit të tij, nuk kontrollohen asnjëherë dhe fitojnë tendera pafund nga buxheti i Shtetit.
𝟭𝟵. 𝗣𝗿𝗼𝗽𝗼𝗴𝗮𝗻𝗱𝗲 𝗮𝗿𝗿𝗼𝗴𝗮𝗻𝘁𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗺𝗮𝗻𝗶𝗽𝘂𝗹𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗴𝗲𝗯𝗲𝗹𝘀𝗶𝗮𝗻𝗲. Çdo ditë, që nga orët e para të mëngjezit, mendja e qytetarit të thjeshtë bombardohet nga mijëra mesazhe dhe statuse, si dhe qindra shkrime, intervista dhe video në faqet në internet të institucioneve qeveritare, në mediat sociale dhe në mediat tradicionale. Çdo ditë deformohet realiteti, për të sprucuar vetëm bojën rozë të pseudo-“arritjeve” të sektit.
𝟮𝟬. 𝗚𝗿𝗮𝗯𝗶𝘁𝗷𝗮 𝗲 𝗕𝘂𝘁𝗿𝗶𝗻𝘁𝗶𝘁 𝗽𝗲𝗿𝗺𝗲𝘀 𝗱𝗵𝗲𝗻𝗶𝗲𝘀 𝗺𝗲 𝗸𝗼𝗻𝗰𝗲𝘀𝗶𝗼𝗻. Kjo formë krejtësisht e pazakontë dhe e paprecedent në Evropë, e dhënies me koncesion privatit të thesareve arkeologjike të vendit, si Parku Kombëtar i Butrintit, përbën një goditje mizore dhe shkatërruese ndaj trashëgimisë sonë kulturore, ruajtjes dhe zhvillimit të saj.
𝟮𝟭. 𝗚𝗹𝗹𝗮𝗯𝗲𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗦𝗵𝗲𝘀𝗵𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗙𝗹𝗮𝗺𝘂𝗿𝗶𝘁 𝗻𝗲 𝗩𝗹𝗼𝗿𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗲𝗿𝗴𝗷𝘆𝘀𝗺𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝘀𝗶𝗽𝗲𝗿𝗳𝗮𝗾𝗲𝘀 𝘀𝗲 𝘁𝗶𝗷, 𝗴𝗷𝗼𝗷𝗮 𝗱𝘂𝗸𝗲 𝗲 “𝗿𝗶𝗸𝘂𝗮𝗹𝗶𝗳𝗶𝗸𝘂𝗮𝗿”. Ndërhyrjet në Shesh përbëjnë një goditje të rëndë të simbolit dhe vetëdijes kombëtare për vlerat tona historike.
𝟮𝟮. 𝗗𝗵𝗲𝗻𝗶𝗮 𝗺𝗲 𝗸𝗼𝗻𝗰𝗲𝘀𝗶𝗼𝗻 𝗲 𝗣𝗼𝗿𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗗𝘂𝗿𝗿𝗲𝘀𝗶𝘁. Procedura koncesionare po realizohet përmes kontratave dhe marrëveshjeve okulte, duke dëmtuar rëndë interesat e ekonomisë kombëtare dhe mundësitë e zhvillimit në të ardhmen të portit kryesor të vendit.