BallinaPolitikeBujar Leskaj: Protesta masive e 12 nëntorit të na sjell tek alternativa...

Bujar Leskaj: Protesta masive e 12 nëntorit të na sjell tek alternativa e duhur qeverisëse

Nga Bujar Leskaj
𝗣𝗿𝗼𝘁𝗲𝘀𝘁𝗮 𝗺𝗮𝘀𝗶𝘃𝗲 𝗲 𝟭𝟮 𝗻𝗲𝗻𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗻𝗮 𝘀𝗷𝗲𝗹𝗹𝗲 𝘁𝗲𝗸 𝗮𝗹𝘁𝗲𝗿𝗻𝗮𝘁𝗶𝘃𝗮 𝗲 𝗱𝘂𝗵𝘂𝗿 𝗾𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝘀𝗲𝘀𝗲
Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në protestën e 12 nëntorit nuk duhet kurrsesi të na bëjë euforikë dhe mos-kokëçarës ndaj çfarë i ofrojmë qytetarit. Mbështetja popullore që morëm dje ia vlen të shndërrohet në përgjegjshmëri të rritur për të gjithë ne, në Partinë Demokratike, për të identifikuar dhe paraqitur me profesionalizëm dhe vërtetësi alternativën tonë të qeverisjes, me qëllim bindjen e qytetarit të pavendosur për avantazhet e qeverisjes nga PD.
Primaret e kandidatëve të Partisë Demokratike duhet të karakterizohen nga një korrektesë shembullore dhe transparencë absolute, në mënyrë që të nxjerrim përballë qytetarëve kandidatet më të denjë dhe premtimet tona të ngjallin shpresën e vrarë për ndryshim tek qytetarët.
Shpresën për ndryshim e rikthen vetëm një alternativë e besueshme dhe e realizueshme. Prandaj dhe alternativa jonë e qeverisjes duhet të përmbajë ofrimin e përcaktimit zyrtar të minimumit jetik, me qëllim që mbulimi me fonde shtetërore i kërkesave jetike të shtresave në nevojë të jetë dinjitoz dhe jo skandaloz si deri tanni, si dhe politikat e pakësimit të varfërisë të jenë gjithëpërfshirëse, efektive dhe efiçiente.
Alternativa jonë për rritjen e shpejtë ekonomike dhe rimëkëmbjen e konsumit duhet të jetë një politikë fiskale stimuluese për ekonominë dhe biznesin, jo vetëm nëpërmjet vendosjes së taksës së sheshtë, por edhe një politike pagash dhe pensionesh që favorizon shtimin e dukshëm të pagave të ulta dhe pensioneve, përmes uljes së informalitetit dhe përmirësimit të administrimit fiskal.
Alternativa jonë duhet të përmbajë ndryshimin e boshtit të politikave ekonomike të vendit, duke përcaktuar prioritare jo koncesionet dhe PPP-të, por mbështetjen me garanci shtetërore të programeve dhe skemave private të financimit të projekteve për një turizëm të qëndrueshëm e gjatë gjithë vitit, si dhe për një bujqësi e zhvillim rural të orientuar nga prodhimet bio dhe avantazhet konkurruese të bujqësisë sonë.
No photo description available.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular