BallinaAktualitetShqiptarët bëhen sërish “çështje” në Parlamentin britanik! Ministri i Emigracionit jep zgjidhje...

Shqiptarët bëhen sërish “çështje” në Parlamentin britanik! Ministri i Emigracionit jep zgjidhje për numrin e lartë të azilkërkuesve: Ja ku duhet të strehohen

Ministri britanik i Emigracionit, Robert Jengrick ka bërë një propozim për të gjithë azilkërkuesit në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha se qyteteve të vogla dhe fshatrave do u kërkohet të strehojnë më shumë qytetarë të cilët vijnë nga kanali i La Manshit me gomone, si një mënyrë për të adresuar numrin e lartë të emigrantëve të paligjshëm.

Këtë propozim, ministri e ngriti në Parlament pasi deputetët ngritën shqetësimin mbi procedurat kaotike të departamentit të tij

Jonathan Gullis, deputet konservator tha se qytetarët që kërkojnë azil, po vendoseshin në zonën e tij elektorale.

Ministri tha se qeveria “po përpiqej të siguronte kushte strehimi më të mira duke përfshirë akomodimin edhe në zonat rurale”.

“Historikisht, çështja u përqendrua në qytete. Tani po kërkojmë të prokurojmë akomodim më gjerësisht në qyteza më të vogla dhe në disa zona rurale” – tha ministri.

Një tjetër deputet konservator tha se një prej emigrantëve të paligjshëm, i cili rezultonte edhe me precedent të theksuar kriminal, u strehua në një hotel në zonën e tij elektorale. Por tashmë, sipas deputetit, emigranti rezulton i zhdukur.

“Këshilli i Buckinghamshire mësoi se në një lagje në Londër pikërisht këtë mëngjes, një azilkërkues i cili është nën hetim për një shkelje shumë të rëndë u transferua në hotelin e azilit në Buckingham nga policia metropolitane, por nuk u shoqërua në ambientet e policisë, dhe tani rezulton i zhdukur.”

Jenrick tha se ai do të ngrejë çështjen me Home Office dhe do të raportojë përsëri.

Deputeti i Kettering, Philip Hollobone, pohoi se pas valës së krimit në zonën e tij elektorale qëndronin emigrantët shqiptarë.

“Nga vendi ku jam ulur, në këtë kohë, qeveria e Madhërisë së Tij nuk po mbron as brigjet tona, as nuk po mbron komunitetin tim lokal nga një rritje e krimit të importuar,” tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular