BallinaSportLa fushën me barelë gjatë ndeshjes Shqipëri-Itali, Tonali përfundon në spital në...

La fushën me barelë gjatë ndeshjes Shqipëri-Itali, Tonali përfundon në spital në Tiranë

Sandro Tonali ka qenë protagonist i pafat i sfidës së sotme mes Shqipërisë dhe Italisë. Futbollisti i Milanit, pas një rrëzimi në një duel ajror u desh të linte fushën e lojës me barelë në fundin e pjesës së parë.

Ai rrëzim solli jo pak panik pasi lojtari u përplas dhunshëm në tokë dhe kjo është arsyeja se pse futbollisti është çuar në një spital në Tiranë për vizita të hollësishme menjëherë sapo la fushën e lojës.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, rezultatet kanë sjellë si përfundim vetëm një trauma, pa dëmtim me pasoja për mesfushorin italian. Kështu, ai sot do të bashkohet përsëri me përfaqësuesen italiane dhe do të udhëtojë drejt vendlindjes me të.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular