BallinaKryesoreRëndohet pozita e Alqi Bllakos, avokati i ish-deputetit të PS e pranon:...

Rëndohet pozita e Alqi Bllakos, avokati i ish-deputetit të PS e pranon: I është shtuar akuza edhe për inceneratorin e Elbasanit

Avokati i ish deputetit të PS Alqi Bllako ka pranuar se klientit të tij i është komunikuar zyrtarisht akuza edhe për inceneratorin e Elbasanit, përveç Fierit duke u rënduar pozita e tij në raport e drejtësinë

Për emisionin “Open” në News24, Hazizaj u pyet nëse Bllako ka udhëtuar jashtë apo jo. Në lidhje me këtë avokati u përgjigj: “Unë mund të mos kthej përgjigje për të gjitha gjerat, se do më pyesësh pastaj sa herë ka dalë jashtë gjatë ditë zoti Bllako.”

Klodiana Lala: Zoti Bllako zyrtarisht është nën hetim për inceneratorin e  Fierit. Për Lefter Kokën prokuroria thotë se provohet fakti se Alqi Bllako në bashkëpunim me Pellumb Abeshin, Jonida Zeqo, Etleva Kondi, Serafin Papa si dhe në bashkëpunim me Lefter kokën kanë shpërdoruar detyrën. I është komunikuar akuzë zyrtare Alqi Bllakos për Elbasanin?

Avokati: Po

Klodiana Lala: Faleminderit. Pra është rënduar pozita e Bllakos, pra ka një akuzë zyrtare dhe përveçse po hetohet për Fierin ka një akuzë zyrtare për Elbasanin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular