Në Top Story, mbrëmjen e sotme është trajtuar projekti i Portit të Durrësit. Gjatë një lidhje direkte nga Kuvendi, deputeti Gazmend Bardhi tregoi se debatet po vijojnë akoma mes opozitës dhe maxhorancës.
I pyetur në lidhje me problematikat e kontratës, Bardhi tha se problemi kryesor i kontratës është mungesa e garës.
“Probelmi kryesor i kontratës është mungesa e garës. Ne si opozitë nuk kemi kundërshtuar investimin apo investitorin.
Tjetër problem është se qeveria ka hyrë pa garë, dhe ka hyrë si e humbur në këtë projekt
Ka shkelje të pastra juridike, është shkelur Kushtetuta. Së pari nuk mundet që një pasuri publike ti vihet në dispozicion një privati, shkel ligjin, nenin e kushtetutës.
Është edhe problemi i shtetit shqiptar që po hyn në marrëdhënie biznesi.
I gjithë porti i Durrësit po kthehet në Porto Romano. Përgjegjëse për këtë projekt është ministria e Financave dhe e Transportit”, tha Bardhi.