BallinaSportZbulohet plani i ri i Interit për Kristjan Asllanin, Marota e çon...

Zbulohet plani i ri i Interit për Kristjan Asllanin, Marota e çon për “leksion” te Gatuzo

spot_img

 Cilësitë e Kristjan Asllanit kanë bërë që për mesfushorin e talentuar shqiptar të kishte interes nga klubet italiane e jo vetëm gjatë verës. Por Interi ia doli të siguronte lojtarin duke përfituar edhe nga vetë preferenca e tij, meqë është një tifoz zikaltër që i vogël

Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar krejtësisht siç priste futbollisti i përfaqësuses shqiptare, pasi ai nuk ka gjetur shumë hapësira në radhët e zikaltërve. Ndaj kohët e fundit ka lindur ideja e huazimit të tij në janar në mënyrë që të aktivizohet më rregullisht.

 

 

“La Gazetta dello Sport” bën të ditur se në këtë mes hyn një destinacion i papritur për lojtarin, i cili mund të kalojë në La Liga. Marota pëlqen Hesus Vazkez dhe Junus Musah të Valencias ndërsa sipas të përditshmes italiane, është gati të sakrifikojë Asllanin duke e kaluar te skuadra e drejtuar nga Rino Gatuzo.

Kështu, Asllani do të kishte më shumë mundësi aktivizimi sesa te Interi ku para tij ka emra si Brozoviç, Çalhanollu dhe Mkhitarjan, ndërsa do të mësonte shumë gjëra nga një ekspert i mesfushës siç është Gatuzo.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular