BallinaOP EDEnver Robelli: Tuta e madhe e Gjergj Fishtës ndërsa kalonte Atlantikun drejt...

Enver Robelli: Tuta e madhe e Gjergj Fishtës ndërsa kalonte Atlantikun drejt New Yorkut më 1922

spot_img
spot_img
Nga Enver Robelli
Tuta e madhe e Gjergj Fishtës ndërsa kalonte Atlantikun drejt New Yorkut më 1922
Në një letër dërguar më 11 mars 1922 nga New Yorku shkrimtari Gjergj Fishta përshkruan lundrimin me anije, detin “tuj u ajë” dhe tregon cilën këngë të “Lahutës…” e shkroi në “vaporr”:
“Me 24 të Frorit, prá, u nisa prej Londret per Liverpool. N’e nesret hypa në vaporr “Cameronia”. Na në Shqypni s’kemi as kuptimin, se shka âsht nji transatlantik. Mendo se ky vaporr âsht aq i naltë mbi dét, sá me i mrrijtë kati i eper mbi buzë të pullazit të kishës s’onë në Gjuhadol, e i gjatë sá prej “Rrugës së Madhe” deri në teatër t’onë.
(…)
Me 26 deti erdh tuj u ajë, edhe ngjati ashtu turbull gjith naten e gjith diten n’e nesret. (Me 28, kah mbasditja, deti u paque, e ashtu ndej fashë dér n’e nesret mjesditë. Ishte e merkurre). Mbasditen prap ja nisi era, e deti u terbue e gjimoj se bâni nata, me të shtië mneren. T’êjten nade u shkref nji thellim i perfrigueshem. Zoti na ruejt, se shka kam pa me sy! Na në Shqypnie s’mund të kemi as kuptimin e nji thellimit m’det.
(…)
Tallaz për né në Shqypnië âsht nji fjalë; por m’Atlantik âsht nji mal, nji mal, po, si Kreshta, Mali i Rrencit, Taraboshi etr.
(…)
Kriste vaporri, krisshin makinat, rapllojshin gota, shishe, çinija, karriga, tavolina, a thue se po ishte daulla e Frano Ndojës tuj na percjellë në vorr…
(…)
Por, mbas nja dy sahatsh, tue pa se s’po ndollte gjâ e se Inglizt rrishin tuj pie birrë e Whisky e tuj lujtë letrash, me gjith kta, qi edhe ata ishin zbé në ftyrë si flaka e qirit, m’erdh zemra, e shkova në kabinë e fillova me lexue… Molièrin. Mbasditen u paque pak deti; por në mbramjet prap u terbue mâ fort se paradite.
(…)
N’ato pak ditë të mira, qi mujta me punue në vaporr, kam mbarue nji kangë të Lahutës: “Dervish Pasha”, qi ka mâ se 400 vjerrsha. Kujtoj se m’ká dalë mjaft e interesantshme. Aty, në vaporr, kam fillue tjetren kangë: “Lugati”, e cilla kujtoj se ka me m’dale – prej pikpamjet estetike – nder mâ të mirat të Lahutës.
(…)
Puna mâ e keqe tash per tash âsht se un jam keq me kambë t’errmakët. Kuer bjen shië, hjeku fort keq me hecë, pse me dhem per palc. M’ká fillue në Londer. – Kâ me kenë punë fort e interesantshme, n’u kthesha në Shqypnië shkeptë me njanen kamë.”
Burimi: Botime Françeskane, Shkodër, 2020
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular