BallinaPolitikeAgron Kapllanaj kandidon për Mallakastrën. PD zyrtarizon kandidatin e parë, “Partia ime...

Agron Kapllanaj kandidon për Mallakastrën. PD zyrtarizon kandidatin e parë, “Partia ime qytetarët”

Pas dështimit të negociatave për një kandidat, Partia Demokratike zyrtare, ka nisur fazën e ristrukturimit të saj dhe procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Agron Kapllanaj ekskluzivisht në intervistën me gazetarin Everest Dedaj në Ora News, ka konfirmuar kandidaturën për Bashkinë Mallakastër, ndërsa në fundjavë do të prezantohet zyrtarisht para strukturave.

“Vendimi për të kandiduar nuk është ambicie as ofiqe personale, por detyrim ndaj qytetarëve që më kanë besuar ndër vite dhe fatkeqësisht i braktisëm në vitin 2019”

Kur pyetet për përçarjen brenda PD-së, Agron Kapllanaj, i largohet gjuhës akuzuese ndërsa deklaron se emri i tij në Mallakastër bashkon demokratët.

“Demokratët do të dinë të zgjedhin. Unë e kam dëshmuar në ditë të vështira se ju kam shërbyer atyre. Ju kam shërbyer demokratëve dhe socialistëve pa dallime. E kur nuk kam bërë këto dallime, nuk mund të shoh dallime brenda familjes time politike”.

Por a ka negociuar  apo do të negociojë me “Rithemelimin”, Agron Kapllanaj jep një përgjigje të prerë:

“Unë do të jem kandidat. Partia ime, siç e thashë dhe e kam thënë, janë qytetarët mallakastriot. Atyre u detyrohem dhe do jem aty për ta”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular