Të gjithë azilkërkuesit që mbërrijnë në Britaninë e Madhe nga ‘vendet e sigurta’ do të deportohon më shpejt sipas planeve të reja të miratuar nga qevria britanike dhe ministria e Brendshme. Ka qenë Sekretarja e Brendshme Suella Braverman ajo që ka propozuar një plan të tillë për një deportim më të shpejtë të atyre emigramntëve që vijnë nga ‘vendet e sigurta’ dhe nuk kanë të drejtë të kërkojnë azil.
Lista përfshin dhe vendin tonë. Emigrantët shqiptarë në Britani u kthyen në temën e ditës në Britaninë e Mdhe pas shifrave alarmuese të mbërritjees në vend përmes rrugëve të paligjshme. Shqiptarët kanë përbërë 12,000 nga 43,000 njerëz që kanë kaluar Kanalin me varka të vogla deri më tani këtë vit. Qeveria do të ringjallë një politikë të re laburiste e cila vendos vendet e sigurta në listën e bardhë dhe trajton kërkesat për azil prej tyre brenda 20 ditëve, raportoi The Times.
Lista tashmë ekziston, por nuk është përdorur kohët e fundit për shkak të sfidave ligjore. Ajo përfshin të gjitha vendet e BE-së si dhe Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Indinë, Mongolinë, Afrikën e Jugut, Korenë e Jugut dhe një numër vendesh të Amerikës së Jugut. Kërkesat për azil nga vendet e përfshira do të konsideroheshin ‘të pabazuara’ sipas planeve, përveç nëse ekziston një arsye specifike për pranimin e tyre. Kjo do të përfshinte persekutimin nga qeveria e tyre dhe jo nga bandat e drogës apo organizatat terroriste.
Kërkesat për azil nga njerëz nga lista e caktuar e vendeve do të shqyrtoheshin vetëm nëse ata pretendonin se ishin persekutuar nga shteti, nga bandat ose grupet terroriste, për shembull, të cilat aktualisht mund të përbëjnë bazën e një kërkesë për azil. Një listë e dytë e “përcaktimit të pjesshëm” deklaron disa vende të sigurta për burrat, por jo gratë dhe fëmijët. Këto përfshijnë Gana, Nigeria, Gambia, Kenia, Liberia, Malavi, Mali dhe Sierra Leone.
Një tjetër opsion që kuptohet se është në shqyrtim është ndalimi i të gjithë azilkërkuesve meshkuj nga vendet në të dyja listat dhe trajtimi i kërkesave të tyre si “qartësisht të pabaza”, por lejimi i kërkesave nga gratë dhe fëmijët nga ato vende të përparojnë si normale.
Rritja e numrit të shqiptarëve që kalojnë Kanalin për të kërkuar azil këtë vit i ka shtyrë zyrtarët të mendojnë të ringjallin listën për të luftuar ato që ministrat besojnë se janë kryesisht pretendime “false”.