Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali. Bëhet me dije nga mediat e huaja se një mjek është qëlluar për vdekje me armë zjarri në zyrën e tij. Autoritetet e kanë identifikuar viktimën si Gaetano Alaimo, i cili u qëllua për vdekje në kulmin e një debati teksa po punonte në studion e tij.
Autori i vrasjes, 47-vjeçari Adriano Vetro, u ndalua nga karabinierët, të cilët sekuestruan edhe armën e përdorur për krimin.