Vullkani më i madh aktiv në botë ka shpërthyer këtë të dielë. Re hiri kanë mbuluar disa zona, ndërsa banorët e Hawait janë udhëzuar që të ndjekin njoftimet qeveritare nëse do të ketë përshkallëzim të situatës. Deri më tani gjithçka është nën kontroll
Vullkani më i madh aktiv në botë ka shpërthyer në Hawaii për herë të parë në gati katër dekada, thanë zyrtarët vendas.
Mauna Loa shpërtheu në orën 11 e gjysmë të natës me orën lokale, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan. Ky është shpërthimi i parë që nga viti 1984
Nuk ka kërcënim për banorët, por autoritetet janë në gadishmëri për çdo rast. Ndërkohë, erërat mund të bartin në hapësirë të gjerë hirin e imët vullkanik, çka ka sjellë edhe lëvizjen e shumë banorëve.
Zyrtarët vendas kanë kërkuar që banorët të tregohen tejet të kujdesshëm dhe të informohen për çdo orë mbi aktivitetin vullkanik.
Shpërthimi në Mauna Loa mund të jenë shumë dinamike dhe vendndodhja dhe përparimi i rrjedhave të lavës mund të ndryshojnë me shpejtësi, paralajmëroi agjencia vendase.
Shkencëtarët mund ta parashikojnë sot aktivitetin e vullkanit më të madh aktiv në botë, sepse shpërthimet e tij kanë gjithnjë pararendës një serë tronditjesh sizmike.