Senegali është skuadra tjetër e grupit A që vazhdon rrugëtimin në Botëror. Këtë të drejtë ia jep fitorja 1-2 ndaj Ekuadorit, duke bërë kështu që përfundimisht të jenë ata që do jenë të dytët me 6 pikë.
Senegalezët do tregonin dëshirë në minutat e para, madje do shpërdoronin disa raste të mira. Gjithsesi, ekipi i Cisse do mund të shpërblehej vetëm në fundin e pjesës së parë, kur Ismaila Sarr kthehet në një hero.
Ai fiton një penallti, të cilën e shndërron po vet në gol. Ekuadorianët nuk do dorëzoheshin dhe do vendosnin ekuilibrat me Caicedon, por vetëm përkohësisht pasi Koulibaly do rikthente sërish në avantazh ekipin e tij. Një gol tipik për të, sicc jemi mësuar ta shikojmë.
Rezultati do mbetej i pandryshuar deri në fund, me Senegalin që do luajë ndaj vendit të parë të grupit B.