Policia e Lezhës ka dhënë versionin zyrtar të dhunimit të drejtorit të OSHEE-së, Edmir Përndreca. Ngjarja ndodhi sot në mbrëmje në zonën e Shënkollit, ku sipas uniformave blu, shkak është bërë një incident me makinë
Drejtori i OSHEE-së po udhëtonte me mjetin e tij, kur një tjetër makinë e ka goditur nga pas.
43-vjeçari ka dalë nga makina dhe ka nisur të konfliktohet me dy personat që ishin në makinën tjetër.
Ata e kanë dhunuar dhe më pas janë larguar. Korrespondenti i Panorama.al raporton se 43-vjeçari ka marrë disa dëmtime dhe ka pësuar fraktura në trup.
Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Lezhës ku po merr ndihmë mjekësore. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Shënkollë – Lezhë, automjeti i OSHEE-së që drejtohej nga shtetasi E. P. 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin E. P.
Shtetasi E.P, ka marrë dëmtime fizike dhe po mjerr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme.