Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, një arbitre femër do të drejtojë një ndeshje. Bëhet fjalë për takimin delikat mes Gjermanisë dhe Kosta Rikës, një sfidë e drejtëpëdrejtë për një biletë në fazën tjetër
Francezja Stephanie Frappart është përzgjedhur nga FIFA për të zbritur në fushë të enjten. Ajo është një nga tre femrat që bëjnë pjesë në seksionin e 36 gjytarëve që janë përzgjedhur për të drejtuar ndeshjet e Kupës së Botës në Katar.
Debutimin si zyrtare ajo e bëri në katërshen e arbitrave drejtues të ndeshjes Meksikë-Poloni ku vendosi drejtësi australiani Chris Beath.