Alarm në Brazil për situatën shëndetësore të legjendës së futbollit botëror, Pele. Ish-sulmuesi i famshëm është mësuar se është shtuar në spitalin “Albert Einstein” të Sao Paulos. Por me sa duket, kjo ka qenë pjesë e vizitave rutinë të tij sa i përket diagnostikimit me tumor në stomak vite më parë.
Lajmi fillimisht ka alarmuar publikun me rrjetet sociale që u mbushën me lutje për “O Rei”. Por më pas ishte vajza e ish-lojtarit, Kelli Nashimento, ajo që qartësoi gjithçka me një njoftim në rrjetet sociale.
“Përshëndetje miq, Media po tërbohet përsëri dhe unë dua të dal këtu e të sqaroj pak gjërat. Babai im është shtruar në spital për rregullimin e medikamenteve. Unë nuk jam duke vrapuar për të kapur avionin që të shkoj atje. Vëllezërit e mi janë në Brazil dhe unë do të shkoj atje për festat e Vitit të Ri. Nuk ka asnjë surprizë dhe asnjë urgjencë”, shkroi ajo duke bërë të qartë se këto ishin vizita rutinë të Pele.
Edhe menaxheri i tij, Xho Fraga, sqaroi se bëhej fjalë për një vizitë rutinë. “Ai është atje për disa kontrolle mujore që i kryen që kur u diagnostikua në fillim”, bëri të ditur ai.
PANORAMAPSORT.AL