BallinaKronikeProkuroria 5 urdhër arreste në lidhje me sulmet kibernetike, zbardhen e emrat

Prokuroria 5 urdhër arreste në lidhje me sulmet kibernetike, zbardhen e emrat

spot_img
spot_img

Pesë specialistë IT të Ministrisë së Brendshme, Departamentit të Administratës Publike dhe Drejtorisë së Burgjeve, janë duke u hetuar nga Prokuroria e Tiranës dhe akuzohen për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Për ta, është kërkuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

  • Alketa Sulo – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;
  • Altin Sallaku – Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;
  • Rudina Llagami – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;
  • Igli Lubonja – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike; dhe
  • Albi Gjeka – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.

Referuar njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, këta zyrtarë janë angazhuar në pozicionin IT pranë DAP gjatë të njëjtës kohë kur është implementuar dhe mirëmbajtur sistemi administratë.al.

Stafi IT pranë DAP mund dhe duhej të kërkonte raportim nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar prej DAP për implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit në kohë lidhur me gjendjen në të cilën ndodhej ky sistem, pavarësisht mungesës së dijenisë për mënyrën e zbatimit të kontratës për implementimin e sistemit administrata.al.

Në rast se këta punonjës, do të kishin vepruar në përputhje me urdhërimet e Rregullores së Sigurisë së Informacionit dhe Rregullores së Brendshme të AKSHI-it duke kërkuar informacion dhe duke u azhornuar me antiviruset më të fundit të sistemit, atëherë do ishte zbuluar në sistemet e tyre virusi i cili ka hyrë fillimisht tek administrata.al në mënyrë që të bëhej e mundur neutralizimi i tij pa prekur sistemin e AKSHI-t.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular