BallinaKryesorePrezantohen kandidatët për Primaret në Vlorë dhe Sarandë, Bujar Leskaj: Platformat e...

Prezantohen kandidatët për Primaret në Vlorë dhe Sarandë, Bujar Leskaj: Platformat e tyre konsistojnë në një model të ri qeverisjeje

spot_img
spot_img
Na harkun e 4 diteve jane prezantuar kandidatet per Primaret ne garen pwer bashkite Vlore dhe Sarande. I pranishem ne keto takime kane qene deputetet Bujar Leskaj njekohesisht dhe drejtues politik si dhe deputetja Ina Zhupa, drejtuesit lokal politike si dhe anetaresia.
Statusi i Bujar Leskajt dje
Dje, në 30 nëntor, së bashku me deputeten Ina Zhupa dhe drejtues të PD Dega Sarandë, mora pjesë në prezantimin e kandidatëve të PD për Primaret për zgjedhjet vendore të vitit 2023, z. Armando Magllara, z. Ardit Cikuli, z. Ilir Nikolla dhe z. Spiro Vaso.
Takimi u zhvillua në prani të një numri të madh anëtarësh të Partisë Demokratike, themeluesish, simpatizantësh dhe qytetarësh të paangazhuar, të rinjsh e të rejash.
Të katër kandidatët paraqitën platformat e tyre dinjitoze qytetare e politike, vizionin dhe synimet e tyre dhe të PD për kthimin e Sarandës në një bashki, e cila duhet të drejtohet nga demokratët, për qytetarët sarandiotë.
Platformat e të katër kandidatëve, kishin në qendër qeverisjen me përkushtim dhe punën e palodhur për qytetarët dhe Sarandën.
Platformat e tyre konsistojnë në një model të ri qeverisjeje, i cili mundëson çlirimin e energjive prodhuese dhe krijuese të qytetit bregdetar!
Prezantimi u drejtua nga Kryetarja e degës Manjola Cikuli dhe Sekretarja Anila Lejmoni.
Pas prezantimit të kandidatëve qytetarë të pranishëm morën fjalën dhe u drejtuan pyetje, vlerësime e sugjerime kandidatëve të PD në Primare.
Statusi i Leskajt per prezantimi in e kandidateve ne Vlore
Sot, në 26 nëntor 2022 së bashku me deputetin Fatjon Veizaj, kryetarin e PD Dega Vlorë Atird Hoxha, sekretarin e PD Vlorë Klodian Xhyheri dhe drejtues të PD Dega Vlorë, mora pjesë në prezantimin e kandidatëve të PD për Primaret për zgjedhjet vendore të vitit 2023, znj. Alta Azizi Haluci, znj Nada Daullja dhe z. Hysni Sharra.
Takimi u zhvillua në sallën e Pallatit të Kulturës “Labëria”, në prani të një numri të madh anëtarësh të Partisë Demokratike, themeluesish, simpatizantësh dhe qytetarësh të paangazhuar, të rinjsh e të rejash.
Në 32 vite liri e demokraci, është hera e parë që një parti politike aplikohet procesi i Primareve, si një mekanizëm i jashtëzakonshëm i demokratizimit të brendshëm dhe model i mënyrës se si demokracitë bëhen të shëndetshme për shoqërinë e kombin.
Tre kandidatët paraqitën platformën e tyre qytetare e politike, vizionin dhe synimet për kthimin e Vlorës në një bashki, e cila duhet të drejtohet nga demokratët, për qytetarët vlonjatë.
Platformat e tyre, kanë në qendër qeverisjen me përkushtim dhe punën e palodhur për të ngritur standartet e shërbimeve për qytetarët dhe lehtësive për sipërmarrjet private dhe profesionistët e lirë!
Një model të ri qeverisjeje i cili mundëson çlirimin e energjive prodhuese dhe krijuese të qytetit bregdetar shqiptar! Një përkushtim për t’i kthyer qytetit dhe qytetarëve, dinjitetin që meritojnë! Platformat e tyre bashkoheshin në faktin që sot është një moment vendimtar për të marrë në dorë fatet tona dhe për të bërë ndryshimin, të gjithë bashkë, pa dallim! Vlora sot ka nevojë për alternativë, për shpresë, ka nevojë për vëmendje dhe respekt ndaj qytetarëve.
Pas prezantimit të kandidatëve qytetarë të pranishëm morën fjalën dhe u drejtuan pyetje, vlerësime e sugjerime kandidatëve të PD në Primare.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular