“Tani fillon një Botëror tjetër”, Lionel Mesi: Jam i zemëruar që…

0
428

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Mesi, shpërdoroi një 11-metërsh në minutën e 39-të në duelin ndaj Polonisë, por ky gabim i “Pleshtit” nuk ndikoi në rezultatin e ndeshjes, teksa Argjentina triumfoi me shifrat 2-0. Në prononcimin pas ndeshjes që solli kualifikimin Mesi u shpreh:

“Jam i zemëruar që humba penalltinë, por skuadra doli më e fortë pas gabimit tim. E dinim që pasi goli i parë të shënohej, do të ndryshonte lojën dhe ata do të hapeshin. Ndeshja e mëparshme na dha shumë qetësi dhe ne dolëm në fushë duke menduar se duhej të fitonim”, tha Mesi.

Ai foli gjithashtu për shanset e ekipit të tij pasi kaloi në 16-shen si fitues i grupit.

“Ndeshja kundër Australisë do të jetë shumë e vështirë. Çdokush mund këdo, gjithçka është shumë e barabartë. Ne duhet ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë siç bëjmë gjithmonë. Ne duhet të jemi të qetë dhe të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Tani fillon një Botëror tjetër dhe shpresojmë se mund të vazhdojmë të ruajmë atë që bëmë sot”, tha Mesi.

PANORAMASPORT.AL