Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në fazën e 1/8-ave, ndërsa Serbia në shtëpi. Zvicra triumfoi 3-2 në ndeshje ne fundit në grup përballë përfaqësueses serbe, duke u renditur në vendin e dytë, pas Brazilit.
Përveç spektaklit të golave nuk mungoi tensioni, ku protagonist ishte kapiteni Granit Xhaka. Në minutën e katërt shtesë u regjistrua një sherr masiv në fushë, me protagonist Granit Xhakën, që kacafytet i vetëm me disa serbë.
Sypatrembur dhe guximtar, mesfushori shqiptar i bën ballë të gjitha provokimeve dhe ngacmimeve të ulta të serbëve.
PANORAMASPORT.AL