BallinaAktualitetPacolli del 'garant': Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n, gjobën ndaj Xhakës e...

Pacolli del ‘garant’: Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n, gjobën ndaj Xhakës e paguaj unë!

spot_img
spot_img

Futbollisti i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është nën hetim nga FIFA dhe rrezikon të dënohet për shkak se festoi fitoren ndaj Serbisë me bluzën e shokut të ekipit Arton Jashari.Por mbiemri Jashari në fanellën e ekipit që eleminoi Zvicrën nga Botërori, u pa si provokim nga serbët që e lidhën atë me komandantin legjendar Adem Jashari.

Lidhur me këtë ka reaguar ish presidenti i Kosovës, biznesmeni Behgjet Pacolli i cili thotë se ka komunikuar me Xhakën, dhe e ka njoftuar atë se është i gatshëm t’i paguajë gjobën, nëse dënohet nga FIFA.

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë”, shprehet Pacolli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular