Kandidati për primaret në bashkinë Kamzë, Shemsi Prençi nuk njeh garën. Në një status në Facebook Premçi shkruan se socialistët kanë emrin në listën e miratuar, ndërsa demokratëve i shkruhet emri me dorë nga Kryesia e PD në këtë bashki. Premçi shton se do ti kërkoj PDSH një proces të dytë, duke i dhënë kohë konsolidimit të infrastrukturës zgjedhore.
Statusi i Shemsi Preçit:
“Modeli i votimit ne Primaret e PD Kamez!
Socialistat kanë emrin në listën e miratuar nga Kryesia e PD Kamëz, ndërsa Demokratëve ju shkruhet me dorë emri.
Në këto kushte jam i detyruar të mos e njoh procesin dhe ti kërkoj PDSH një proces të dytë, duke i dhënë kohë konsolidimit të infrastruktures zgjedhore në Primaret e Partisë Demokratike”.