Shemsi Prençi është shprehur se nuk është tërhequr nga gara, duke shtuar se do të jetë një kontributor i PD gjithmonë. Këtë e tha i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ndërsa ka shtuar se duan të zgjedhin një kandidat të fortë për zgjedhjet e 14 majit
“Unë nuk jam tërhequr nga gara. Unë kam qenë anëtar i PD për 23 vite. Jam një kontributor i vlefshëm dhe do të jem deri në fund. Kemi bërë një fushatë shumë komode, me të tre kandidatët. Në duam të zgjedhim një kandidat që të jetë i fortë. I kam kërkuar PD të përsëritet procesi”- tha ai.