Shqiptari i suksesshëm në Londër, avokati dhe qytetari që do t’i bënte nder politikës së Tiranës me angazhimin

0
2461

Nga Vasil Dardha
Tranzicioni shqiptar nuk ka mundur të prodhojë, ose janë pak histori suksesi të cilat duhen marrë si shembull brenda kufinjve zyrtarë. Kjo ka ndodhur për faktin sepse, ata të cilët ndershëm kanë dashur të spikasin dhe japin më të mirën në profesionet e tyre, iu janë vënë shkopinjë nën rrota, janë sfiduar nga konkurrenca e pandershme, derisa pjesa më e madhe kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin ende rrugët e emigracionit. Eshtë ky thelbi i asaj çfarë ka ndodhur në Shqipërinë tonë, ku secili që ka mundur të spikas dukshëm është spostuar edhe dhunshëm për t’u zëvendësuar me të paaftë, servilë, njerëz me të shkuar të errët apo të tjerë që lehtësisht janë korruptuar dhe më pas kanë qenë preh e gabimeve të tyre. E gjitha kjo ka ndodhur për faj të politikës, për mënyrën se si është sjellë me profesionistët dhe ata të cilët kanë dashur të japin më të mirën bazuar mbi idetë e tyre dhe jo urdhërave të xhaketave të vjetra apo të reja të cilët kanë qeverisur këto 32 vite të tranzicionit shqiptar me metoda të vjetra. Eshtë pikërisht kjo sjellje, që e ka çuar Shqipërinë në këtë derexhe, ku që nga rënia e komunizmit shqiptarët kanë para syve të tyre të njëjtat fytyra të cilat iu imponohen vetëm duke ia lëshuar karriget njëri-tjetrit. Janë të njëjtët politikanë dhe drejtues të administratës së këtyre 32-viteve të cilët fal metodave të tyre dhe bashkëpunimit të fshehtë mes tyre, vetëm ajrin nuk kanë mundur të iu kontrollojnë shqiptarëve. Grinden dhe shahen me njëri-tjetrin, por kur është puna e goditjes së korrupsionit shtetëror deri tek vetja nuk shkojnë. Ndodhi me rënien e tranzicionit, ku Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Aranit Çela etj, nuk morën atë që duhej dhe meritonin, e më pas pas vitit 1997, sikurse e njëjta gjë ndodhi edhe pas vitit 2005 dhe 2013. E gjitha kjo ka ndodhur sepse lehtësisht tashmë çdo qytetar shqiptar e ka kuptuar që janë të gjithë bashkë.
Koha për rrëzimin e trekëndëshit të Bermundës
dhe sjelljes së mentalitetit perëndimor në drejtim
Sot, pikërisht sot, është momenti që Shqipëria të rrëzojë tranzicionin!. Çdo ditë që kalon është vonë për shqiptarët! Nevojitet forcë, madje shumë forcë për të rrëzuar estabilishmentin e vjetër 32-vjeçar dhe sjelljes në këtë vend të një fryme të re, përmes të rinjsh, por dhe të shkolluarve jashtë, personave që janë histori suksesi në diasporë e veçanërisht në Perëndim. Iu duhet marr eksperienca dhe pse jo për t’u kërkuar të vijnë këtu dhe dhënë më të mirën. Ky vend ka nevojë për ta, për mentalitetin e tyre, për të ndarë suksesin me Ne!.
Njëri prej tyre është vërtet një histori suksesi në Britaninë e Madhe. Jeton dhe banon në Londër ku dhe ushtron aktivitetin e tij prej vitesh. Ka pas të bëjë dhe ka dhënë shumë për bashkëatdhetarët e tij.
I është dashur ta nis nga fillimi, teksa ka shkuar në këtë vend shembull të demokracisë ku fal pasionit dhe nevojës për t’u shkolluar (pas diplomimit per Ekonomi në Shqipëri), energjisë për të ushtruar profesionin fuqishëm pas diplomimit ne Falultetin e Drejtesise tek Universtiteti i Westminster në Angli, sot është një prej avokatëve më të njohur dhe më të suksesshëm atje!
Janë më mijëra shqiptarët që kanë marr ndihmën e tij, janë dhe dy rastet, që realisht kanë spikatur dukshëm duke e kthyer atë në gladiator në përballjen me drejtësinë britanike.
Avokati Naim Hasani ishte i pari shqiptar që mbrojti një çështje në Gjykatën Supreme të Britanisë ne Dhjetor te vitit 2017, si dhe arriti të triumfonte duke ndryshuar ligjet Britanike per shtetesine qe ishin aplikuar gabim per 47 vite. Ai fitoi një çështje, ku dy bashkëqytetarë u njohën si shtetas britanik, edhe pse ishin regjistruar më parë si shtetas kosovarë, ndërkohë që ishin nga Shqipëria. Ky vendim hapi dritë jeshile për mijëra raste të ngjashme, po ashtu dhe për fëmijët e tyre që kishin këtë problem, për shkak të regjistrimit fillestar të prindërve si shtetas kosovarë. Gazeta prestigjioze, “The Times”, ka botuar një shkrim lidhur me këtë histori suksesi për Naim Hasanin. Duhet theksuar se në këtë rubrikë të “The Times”, shkruhet vetëm për raste të rralla dhe avokatë të shquar. Në karrierë ka një tjetër pikë kulminante. Zoti Hasani është një ndër avokatët e angazhuar në përballjen me vendimin e qeverisë britanike për mbrojtjen e çështjes së mos riatdhesimit të shqiptarëve dhe të tjerë emigrantëve azilkërkues drejt Afrikës më 14 qershor duke ia ka dal me sukses!
Suksesi i avokatit shqiptar në Britani Naim Hasani nuk ka të ndalur. Kompania e tij Oliver & Hasani ka marrë vlerësim Excellence nga Ministria Britanike e Drejtësisë për shërbimet ligjore të azilit dhe emigracionit. Avokati me një eksperiencë të jashtëzakonshme në Britaninë e Madhe, është nominuar për çmimin presitigjoz “Avokati më i mirë për të Drejtat e Njeriut për vitin 2018”, në Britaninë e Madhe. Kontributi profesional i avokat Hasanit në ndihmë të shqiptarëve ka qenë edhe përmes asistencës që iu ka dhënë qoftë në komunikimet direkte telefonike apo rrjeteve sociale apo dhe përmes mediave për mënyrën se si duhet shkuar në rrugë të ligjshme në Britaninë e Madhe dhe se çfarë mundësish dhe shansesh kanë pasur për të qenë të ligjshëm në Britani pas mbërritjes përmes rrugëve ilegale.
Avokat Hasani është një emër shumë i njohur sa i përket çështjeve të azilkërkimit në Britani dhe kohët e fundit ai ka qenë mjaft aktiv duke iu përgjigjur thuajse të gjithë mediave jo vetëm shqiptare dhe shqipfolëse por dhe atyre britanike rreth dyndjes së madhe të emigrantëve shqiptarë përmes La Manshit duke kërkuar azil. Ka qenë i qartë në artikulimin ligjor duke pohuar që nuk është kjo rruga përmes së cilës mund të shkohet në Britani, sikurse ka qenë një zë i fortë në mbrojtje të bashkëatdhetarëve ndaj akuzave të pabaza duke pohuar se ata janë kriminelë. Zoti Hasani në çdo artikulim, në çdo prononcim ka pohuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve largohen nga Shqipëria për arsyje të skamjes dhe varfërisë dhe se për këtë përgjegjëse është politika shqiptare.
Zoti Hasani është i qartë në qëndrimin e tij se: -“fajtorë të kësaj situate janë ata që kanë drejtuar këto 32-vite Shqipërinë dhe që sot e kësaj dite përmes një aleance të fshehtë ose në heshtje janë që ta ruajnë njëri-tjetrin për të mbajtur kontrollin në parcelën e politikës së cilës shqiptarët në mënyrë dërrmuese nuk i besojnë më fal drejtimit nga ata që janë më shumë përgjegjegjës treshja Rama-Berisha-Meta, e artikuluar fillimisht nga Lulzim Basha dhe tashmë dhe një pjesë e medias si trekendëshi i Bremundës”.
Këtë konstatim për mediat veçanërisht ato britanike z.Hasani e ka pohuar në cilësinë e avokatit, profesionistit, por dhe politikanit sepse ai është kryetar i degës së PD Britani e Madhe prej janarit të 2017.
Në konfliktin brenda PD, pasi nuk mund të quhet debat pasi nuk ekziston një i tillë pasi lëvizja e fundit e Rithemelimit është luftë për pushtet, për karriget e thyera, Naim Hasani ka qenë siç pohon ai, krah së drejtës duke mbështetur vendimin e kryetarit të PD Lulzim Basha për pezullimin nga Grupi Parlamentar të Sali Berishës deri në sqarimin e rrethanave.
Së pari, z.Hasani mendon që: “Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një elitë të re politike bazuar mbi meritokraci dhe jo metodat e vjetra të kapjes së individit dhe përdorjes së tij për qëllimet e lidershipit siç ka ndodhur më tani me politikën shqiptare”.
Së dyti, Naim Hasani është i mendimit dhe i qëndron fort atij që: “një qëndrim kundër aleatëve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe Kombit shqiptar si SHBA dhe Britanisë së Madhe nuk çon në izolim vetëm PD, por dhe Shqipërinë dhe merr peng të ardhmen e saj!” Ndaj Naim Hasani beson në vlerat e demokracisë së vërtetë që ende nuk ka ardhur në Shqipëri dhe shpreson që kjo ditë të trokasë dhe ai është i gatshëm të vazhdojë të kontribuojë sa të mundet. Mediat e Tiranës shpesh e ftojnë Naim Hasanin jo vetëm në debate profesionale si avokat, por dhe ato politike i cili pavarësisht humorit të mediave dhe orientimit të tyre nuk ka munguar të marr pjesë, pra nuk ka refuzuar asnjeherë. Por, duhet theksuar që z.Hasani shpreson që dhe në Shqipëri të vijë dita që të bëhet politikë si në Britani të Madhe dhe lutet që kjo të ndodh krahas zhvillimit të Shqipërisë një vendi të bekuar nga Perëndia. Ka mjaft ide politike dhe jo vetëm por dhe administrative, porse nevojitet terreni politik në Shqipërinë tonë të ndryshojë dhe shqiptari i sukseshëm në Londër, avokati dhe qytetari Naim Hasani të thirrej të jepte kontributin e tij dhe kjo vecse do t’i bënte nder politikës së Tiranës. Kur kemi parasysh çfarë përfaqësimi ka patur politika në Shqipëri një emër i tillë do të ishte një kontribut dhe për shtetbërjen dhe qasjes së një mentaliteti përëndimor në drejtim. Është ky një impresion imi për si e lexoj Naim Hasanin, por nuk di nëse ai do të ishte gati të sakrifikontë të linte punët e tija të suksesshme për të dhënë më të mirën e tij për një Shqipëri Europiane. Mbetet ky një profil i paautorizuar.