“Prestige Resort” është hedhur sot në erë në orën 15;15 minuta, shpërthimi i kontrolluar është ekzekutuar tashmë.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere, planifikoi të prishë sot dhe për këtë operacion, në trupin e objektit forcat xheniere u hapën 730 furnela (vrima) dhe u montuan 70 kilogramë lëndë shpërthyese si dhe 4 mijë metër linear fitil.
Inspektorët e IKMT dhe policisë së Shtetit morrën të gjitha masat për perimetrin e sigurisë dhe lajmërimin e banorëve të zonës.
Më poshtë janë pamjet e siguruara nga Balkanweb.com në momentin e shpërthimit.