BallinaPolitikeE vendosën “Primaret”/ Deputeti Luçiano Boçi shpallet kandidat për Bashkinë e Elbasanit,...

E vendosën “Primaret”/ Deputeti Luçiano Boçi shpallet kandidat për Bashkinë e Elbasanit, si ndahen votat në Librazhd, Belsh dhe Cërrik

spot_img

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të “Primareve” të PD-së për Bashkinë e Elbasanit.

Sipas rezultateve, fitues është shpallur deputeti Luçiano Boçi, i cili konkurronte i vetëm në këtë garë.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryetari i Partisë Demokratike të Elbasanit, Blend Himçi, përmes një deklarate për media

“Ka përfunduar procesi i “Primareve” për Bashkinë e Elbasanit. Kanë marrë pjesë 2183 votues, nga këto 2168 vota pro Luçiano Boçit, 7 kundra dhe 3 të pavlefshme. Zyrtarisht kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit do të jetë Luçiano Boçi”, është shprehur Himçi.

Gjithashtu burime për Gazetën Panorama bëjnë me dije se procesi i numërimit të votave të “Primareve” ka përfunduar edhe në qytetin e Belshit dhe të Cërrikut.

Sipas rezultateve, në Belesh është shpallur fitues Bedri Qypi me 535 vota pro dhe 12 kundër, ndërsa në qytetin e Cërrikut fitues është shpallur Servet Duzha me 260 vota, ndërsa kundërshtarja e tij Ankelita Çela me 107 vota.

Ndërkohë në “Primaret” për Librazhdin, kandidati Shefki Çota ka marrë numrin më të lartë të votave, pra 309, i ndjekur nga kandidati Arjanit Leka.

Më poshtë është shpërndarja e votave për kandidatët e “Primareve” për Bashkinë e Librazhdit.

1-Shaqir Kuka 55 vota

2-Ndricim Lila 45 vota

3-Mereme Zeneli 59 vota

4-Agron Mekshi 23 vota

5-Arjanit Leka 149 vota

6-Shefki Çota 309 vota

2 vota te pavlefshme.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular