BallinaKryesoreEdhe av. Altin Goxhaj zhgënjehet nga Primaret: Do merrem me punët e...

Edhe av. Altin Goxhaj zhgënjehet nga Primaret: Do merrem me punët e mia tani

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka reaguar lidhur me rezultatet e Primareve të Partisë Demokratike në Tiranë, ku fitues doli Belind Këlliçi.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Goxhaj shpreh mendimin se mjeku i njohur Ilir Alimehmeti u tërhoq nga balotazhi pasi kuptoi se i “gjithë Establishmenti” i partisë nuk e do, duke iu nënshtruar në njëfarë mënyre.

“Ilir Alimehmeti kur e kuptoi që gjithë Establishmenti i Partisë, nuk e do, tërhiqet nga Balotazhi sepse sot gjithë ditën nuk pushuan thirrjet!

Kjo fasada në krah të Belindit ka zero efekt në elektoratin gri sepse Iliri nuk transferon dot vota nga vetja te Belindi pikërisht sepse nuk ishte ai si individ që i merrte votat gri por ishte modeli i tij i ndryshëm nga i PD që i thithte ato dhe nuk ka se si të transferojë vota tek modeli që nuk e do elektorati gri! (do bindeni shumë shpejt..)”- shkruan ai.

Goxhaj e konsideron të sigurt tanimë fitoren e kryetarit aktual të bashkisë pasi shprehet “Veliaj tani në 20:30 hapi shampanjën e fitores!”

Përpos kësaj, ai jep lajmin se nesër do të jetë dita e fundit që do të dalë në një protestë për këtë vit.

Ndërsa e konsideron këtë një humbje të gjithë shqiptarëve dhe fitore të Ramës, Sorosit dhe gjithë “Armiqve të Shqipërisë”, Goxhaj thekson se do të marrë pak kohë për veten për të përfunduar librin e tij, për të cilin tashmë e ka të qartë dhe kapitullin e fundit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular