BallinaAktualitetPervjetori i Fakultetit të Mjekësisë, Qamil Dika: 70-vite në shërbim të jetës!

Pervjetori i Fakultetit të Mjekësisë, Qamil Dika: 70-vite në shërbim të jetës!

Nga Qamil Dika
Sot ne nje ceremoni te shkelqyer u festua 70 vjetori i krijimit te institucionit qe edukon prej 7 dekadash te gjithe personelin mjekesor ne Shqiperi.
Nje histori suksesi padiskutim.
Nderim per te gjithe pedagoget nder vite, per kontributin e tyre te jashtezakonshem. Per vlerat e transmetuara nder breza. Per sakrificat e tyre ne drejtim te edukimit te mjekeve, farmacisteve, stomatologeve, infermiereve e se fundmi edhe te logopedeve, fizioterpeuteve, punonjesve te shendetit publik e madje dhe menaxhereve te shendetit.
E verteta eshte qe ky institucion eshte aspirata me e madhe e dhjetera mijera nxenesve dhe maturanteve (padiskutim dhe e familjeve te tyre) per te vijuar studimet e tyre kryesisht ne degen e studimeve te Mjekesise se Pergjithshme.
Aktualisht sot vendi perballet edhe me nje dimension tjeter ate te largimit te qindra e ne mos mijera profesionisteve te shendetit ne drejtim te vendeve europiane.
Ka shume arsye…pagesa nen koston e jeteses, kushte realitivisht te veshtira pune dhe jetese, denigrimi i vazhdueshem i figures se mjekut, etj.
Ne kemi nevoje qe si shoqeri ta mbeshtesim maksimalisht komunitetin e profesionisteve te mjekesise, kete ASET kombetar ne menyre qe ta shpetojme vendin nga nje krize e pasangshme.
Urime dhe njehere te gjithe kolegeve te te Fakulteti Mjekesise Tirane dhe atyre te Universitetit te Mjekesise Tirane per arritjet e tyre nder dekada dhe suksese te gjitheve per sfidat qe na presin per nje edukim bashkekohor, per pergatitjen e profesionisteve te nje niveli sa me te larte si dhe te pergatitjes se menaxhereve te shendetit qe jane dhe njekohesisht drejtuesit e ardhshem te sistemit tone shendetesor.
May be an image of text
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular