BallinaAktualitetFestimi i pazakonta pas golit/ Ja kujt i dedikohej mesazhi i "koduar"...

Festimi i pazakonta pas golit/ Ja kujt i dedikohej mesazhi i “koduar” i Achraf Hakimit

spot_img

Maroku eliminoi Spanjën pas goditjeve të 11-metërshave dhe penalltinë e fundit, që i siguroi kualifikimin përfaqësueses afrikane e shënoi Achraf Hakimi, i cili festoi në një mënyrë të veçantë, duke imituar pinguinin

Të shtunën e kaluar, ai kishte zbuluar për spanjollen MARCA se i ndryshon festimet në varësi të bisedave që bën me miqtë e tij.

Imitimi i pinguinit i përgjigjet një shakaje mes lojtarit të rritur në akademinë e Realit dhe Sergio Ramosit, i cili në “Parque des Prínces” i referohet Mbappesë si një “pinguin”.

Marrëdhënia mes Achraf Hakimit dhe Mbappésë ka qenë e jashtëzakonshme që kur marokeni zbarkoi në Paris. Ka shumë prova për këtë, e fundit vizita e Mbappesë në hotelin ku ishte grumbulluar Maroku në prag të duelit me Spanjën. Francezi foli me shokun e tij të skuadrës në klub dhe i uroi fat para përballjes me “La Rojan”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular