BallinaAktualitetSulmoi Berishën, mjeku psikiatër: Saliu është profesori im, Gertin e kam pacient

Sulmoi Berishën, mjeku psikiatër: Saliu është profesori im, Gertin e kam pacient

spot_img

Mbi incidentin e djeshëm me ish -kryeministrin Sali Berisha në protestë, ka reagur dhe mjeku Sadik Lala. Në një postim ai ka shprehur keqardhjen e tij për çfarë ka ndodhur ditën e djeshme.

Postimi i Plotë:

Të dashur miq realë dhe virtualë! Kënaqësi të kontaktoj me ju pas shumë kohësh, por edhe i hidhëruar për dy arësye.
Së pari i uroj nga zemra Profesorit tim të nderuar Z. Berisha; të gëzojë shëndet dhe i uroj rikuperim të shpejtë. Po ashtu si mjek dhe qytetar, të njëjtën gjë i uroj edhe pacientit tim Gert Shehu. Mendoj se çdo njeri me një mendje të arsyeshme bie dakord se këto incidente të dhunshme nuk do të dëshironte të ndodhnin kurrë, por ja që ndodhin. Duke marrë shkas nga shumë deklarime të bëra në media të ndryshme për këtë rast, ndjej përgjegjësinë profesionale dhe qytetare të sqaroj shkurtimisht për sa më poshtë:

1. Dokumenti mjekësor ( është një vërtetim i kërkuar nga familjarët për ta paraqitur në polici ). Ky vërtetim është një dokument autentik i lëshuar nga unë , i cili ka numër regjistri , datë, firmë, vulë time personale dhe vulën e klinikës.

2. Në fund dokumentit (vërtetimit) citohet fjalë për fjalë: “ Lutemi mos hezitoni të kontaktoni në se kërkohen të dhëna më të hollësishme”. Ky koment nënkupton detyrimin të japim të dhëna të detajuara VETËM për institucionet e përcaktuara me ligj.

3. Arsyeja përse në këtë dokument nuk është përcaktuar diagnoza, është sepse kam detyrimin ligjor të sanksionuar në ligji për të drejtat e pacientit, për të mos bërë publike të dhëna konfidenciale të pacientit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular