BallinaKryesoreAmbasadorja Yuri Kim drejt largimit nga Shqipëria? Ministria: Ka nisur zyrtarisht...

Ambasadorja Yuri Kim drejt largimit nga Shqipëria? Ministria: Ka nisur zyrtarisht…

spot_img

Në mbarim të mandatit të ambasadores Yuri Kim, Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur procedurat e zëvendësimit

Kjo konfirmohet nga një mesazh publikuar në Twitter prej Ministrisë së Punëve të Jashtme ku thuhet se për të shmangur çdo spekulim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht. Ndërkohë kjo ministri thekson që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente.

Fillimisht është DASH që i dërgon emrin për pëlqim Ministrisë së Punëve të jashtme dhe pasi të jetë dakortësuar emri propozuar nominohet për postin e ambasadorit nga Presidenti SHBA. Por nuk përfundon këtu dërgimi ambasadorit të ri.

Kandidatura e nominuar duhet të paraqitet në senat nga zhvillohet një dëgjesë e më pas është senati që e miraton.

“Në përgjigjet e interesave të mediave gjatë gjithë ditës dhe për të ‘mbi çdo spekulim’ e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk mund të bëjmë komente”, shkruhet në faqen e Twitterit./ TCH

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular