BallinaAktualitetEMRI/ Arrestohet 48-vjeçarja e shpallur në kërkim, ish-drejtoresha në OSHEE mori ryshfet...

EMRI/ Arrestohet 48-vjeçarja e shpallur në kërkim, ish-drejtoresha në OSHEE mori ryshfet duke favorizuar një tender

spot_img

Policia e Tiranës ka arrestuar të shpallurën në kërkim Albana Ferraj, ish-drejtoreshë në OSHEE, ndërsa akuzohet për korrupsion dhe ryshfet në vlerën 131 mijë euro

Albana Ferraj akuzohet për favorizimin e një kompanie italianë në një tender në vitin 2016, duke marrë 31 mijë euro ryshfet.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë hartuar një plan masash në kuadër të të cilit janë zhvilluar kontrolle të befasishme në ambiente të ndryshme që mund të frekuentohen nga persona të shpallur në kërkim, me qëllim kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë kapur 3 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2. kanë kapur shtetasit:

– A. F., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 48-vjeçarja dyshohet se ka marrë shumën 131 mijë euro si rryshfet, për të favorizuar një kompani italiane, për një tender të zhvilluar në vitin 2016;

– R. Z., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi është dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3. kanë kapur shtetasin:

– A. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular