BallinaAktualitetPanik në Gjermani/ Dyshohet për disa persona të marrë peng në një...

Panik në Gjermani/ Dyshohet për disa persona të marrë peng në një qendër tregtare, qëllohet me armë. Mund të ketë viktima (pamjet e para)

spot_img

Policia gjermane ka evakuuar shumë persona nga një qendër tregtare dhe zona përreth në qytetin e Dresdenit për shkak të një situate ende të paqartë, ku dyshohet se disa persona janë marrë peng

Në një deklaratë në faqen e internetit të policisë thuhej: “Departamenti i Policisë së Dresdenit aktualisht po kryen një operacion në qendër të Dresdenit. Ka dyshime për një situatë pengmarrjesh”.

Gazeta gjermane Bild raportoi se një burrë i armatosur kishte vrarë një grua, më pas sulmoi një radio lokale dhe qëlloi me armë përpara se të futej në një qendër tregtare ku mori disa pengje.
Në faqen e saj të internetit, Radio Dresden tha se më herët një person i armatosur kishte hyrë në zyrat e ndërtesës Ammonhof, ku ndodhet stacioni i radios, rreth orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale (07:30 GMT) dhe se kishte pasur të shtëna me armë zjarri.
Policia ende nuk i ka konfirmuar këto detaje, por u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit
Edhe tregu i famshëm i Krishtlindjeve Striezelmarkt është mbyllur.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular