Mesii mesa duket e kishte humbur toruan fare pas ndeshjes ku Argjentina mundi Hollandën, duke siguruar biletën e saj për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar. Pas incidentit ne fushen e blerte Lionel Messi i ka bërtitur një tjetër personi gjatë intervistës së tij televizive live.
Siç shkruan gazeta spanjolle “Marca”, 35 vjeçari i kishte ‘ngulur’ një shikim kërcënues për disa sekonda përpara se t’i bërtiste me fjalë fyese Wout Weghorst, lojtari i Hollandës që shënoi dhe dy golat për skuadrën e tij.
“Çfarë po shikon, budalla”, tha Messi. “Shiko punën tënde, budalla. Largohu.”
Intervistuesi mbeti pa fjalë për disa sekonda dhe u përpoq të qetësonte Messin.
Përgatiti Panorama