BallinaAktualitet“Kam 3 vite në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për...

“Kam 3 vite në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë”, ambasadorja e SHBA: Ajo që kam mësuar, këtu ka një…

spot_img
spot_img

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim deklaroi sot se do të jetë në Shqipëri dhe për ca më gjatë, teksa pak ditë më parë Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme pohoi nisjen e procedurave për zëvendësimin e saj.

Deklarata vjen një ditë pas takimit me kryeministrin Edi Rama. Ambasadorja Kim theksoi se ajo që ka mësuar gjatë 3 viteve të saj është se këtu ka një sfidë të madhe.

“Vazhdoni të ecni sa më shpejt të mundeni. Kjo është një kohë vendimtare për reformën në drejtësi dhe ka arsye për të qenë optimistë për këtë brez shqiptarësh. Reforma në drejtësi po jep rezultate të dukshme, të prekshme, konkrete. Por e dini çfarë, njerëzit duan më shumë dhe SHBA-të janë në kahun e popullit shqiptar. Ne biem dakord me ta, duhet të ketë më shumë. Kjo nuk është kohë për t’u çlodhur. Ne duhet të festojmë për përparimin që kemi bërë së bashku deri tani. E kemi bërë së bashku, e kemi realizuar së bashku. Ndonjëherë ka qenë e vështirë, nuk mendoj se ka pasur ndonjë kohë kur ka qenë e lehtë, ndonjëherë ka pasur gabime, por kjo është në rregull, ky është një proces njerëzor.

Çelësi është që mbetemi të angazhuar ndaj synimit, në mënyrë të sinqertë, në mënyrë serioze që ta dini se SHBA-të nuk do të ndalojnë, as ju nuk duhet. Që partnerët europianë duan që ju të keni sukses po aq sa duan dhe partnerët amerikanë që ju mund të ia dilni mbanë. Unë kam 3 vite në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë. Por kjo është ajo që kam mësuar gjatë këtyre 3 viteve të mia këtu, që ka një sfidë të madhe këtu, kjo nuk ndodh sepse Shqipëria është unike, është në mënyrë unikale e keqe, në mënyrë unikale e korruptuar, jo.

Por ka histori këtu dhe duhet të ndiejmë empati dhe respekt për historinë nëpër të cilën ka kaluar ky vend, për përvojën e popullit shqiptar. Dhe gjithashtu sfidat me të cilat ku vend përballet. Ky është një vend i vogël, të gjithë njohin të gjithë të tjerët”, deklaroi ambasadorja amerikane.

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular