BallinaKryesoreErvin Salianji: Sali Berisha po lufton për interesa personale. Nuk duhet të...

Ervin Salianji: Sali Berisha po lufton për interesa personale. Nuk duhet të rikthehej për mos të pasur…

spot_img

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha se në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike ka arsye për të festuar për çdo demokrat, edhe pse ndarë në dy grupime.

Ai vetë u shpreh se kishte festuar i vetëm, pavarësisht se ishin dy festa për të njëjtin qëllim.

“Partia Demokratike duhet të gjejë mekanizmat për t’u bashkuar për të mos u bërë akoma më shumë, qoftë e dobët në raport me publikun, qoftë e dobët në raport me faktorët apo aktorët ndërkombëtar në këtë vend, apo me gjithë pritshmëritë që kanë qytetarët shqiptarë,” – tregoi Salianji ne nje interviste per euronewsalbania.

Ai shtoi se ndarja në PD është për interesa personale. Sipas tij Berisha nuk duhet të rikthehej për mos të pasur një pronësim të partisë, ndërkohë që çfarë po ndodh është se ai po krijon një grup thjesht “për të ardhur rrotull”.

“Kemi një interes personal që prevalon, që edhe unë jam këtu,” – tha deputeti duke iu referuar këtu Berishës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular