BallinaAktualitetAmbasadorja Kim: Lidhja SHBA-Shqipëri kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person! Nuk mund...

Ambasadorja Kim: Lidhja SHBA-Shqipëri kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person! Nuk mund të thyhet

spot_img
spot_img

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka thënë se mbrëmjen e djeshme është organizuar një dokumentar që përkujton historinë e marrëdhënieve 100-vjeçare mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, Ambasada e SHBA-së citon ambasadoren Kim të jetë shprehur se lidhja mes dy vendeve tona është e veçantë, e fortë dhe do të zgjasë në kohë.

Gjithashtu sipas Ambasadës, Kim ka thënë se kjo lidhje bazohet në besimin e përbashkët të dy popujve për lirinë, demokracinë, prosperitetin dhe drejtësinë dhe kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person. Kjo sipas Kim e bën këtë lidhje të pathyeshme.

Postimi i ambasadës:

100 Vjet Bashkë: Në nder të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ambasada e SHBA në Tiranë organizoi mbrëmjen e djeshme shfaqjen e premierës së një dokumentari të veçantë që përkujton historinë e marrëdhënies. Midis të ftuarve ishin zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, politikanë, akademikë, sipërmarrës, përfaqësues fetarë, ushtarakë, media, shoqëri civile dhe të rinj. “Shpresoj të bindeni edhe më shumë se lidhja mes vendeve tona është e veçantë, e fortë dhe do të zgjasë.

Është një lidhje që kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person. Është një lidhje mes dy popujve me besimin e përbashkët në liri, demokraci, prosperitet dhe drejtësi. Është një lidhje që nuk mund të thyhet.” – thotë në dokumentar ambasadorja Yuri Kim. Dokumentari i 100-vjetorit është një prodhim i përbashkët i TV Klan dhe ambasadës së SHBA. Dokumentari i plotë do të transmetohet së shpejti në TV Klan, ndaj na ndiqni në vijim për më shumë detaje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular