Dega e PD në Dimal (Ura Vajgurore), zhvilloi të mërkurën një takim me diskutime miqësore mes demokratëve Në takimin e aktivit të degës së PD në Dimal (Ura Vajgurore), mori pjesë edhe kryetari në detyrë i PD, Enkelejd Alibeaj i cili shprehu mbështetjen për kandidatin e PD për bashkinë e Dimalit, Dritan Sula.
Sipas Alibeajt, PD dhe demokratët do jenë ndryshimi dhe rruga për orjentimin Pro-perëndimor dhe Euro-atlantik të Shqipërisë.
Anëtarët e aktivit të degës diskutuan për çështje të ndryshme dhe dhanë opinionet e tyre për situatën politike dhe shprehën gjithashtu mbështetjen për kandidatin Sula.
Ata ngritën shqetësimet e tyre në lidhje me problematikat e infrastrukturës dhe mungesës së investimeve në këtë zonë nga ana e qeverisjes lokale e qëndrore të drejtuar nga Rilindja.