BallinaAktualitet“Rama ka interesa te…”, avokati i njohur: Kryeministri kuptoi që mund të...

“Rama ka interesa te…”, avokati i njohur: Kryeministri kuptoi që mund të përfundojë në “shoshën” e SPAK

Avokati Sokol Hazizaj, ka deklaruar se në zgjedhjen e kreut të ri do të ketë presion politik nga ana e qeverisë.

Komentet Hazizaj i bëri në emisionin “Frontline” në Neës 24, ku tha se kryeministri Rama ka kuptuar që mund të vijë koha që ai apo njerëz pranë tij të bëhen subjekt hetimi në SPAK.

Ai shtoi se ligji thotë se nuk duhet të ketë asnjë ndërhyrje në SPAK, qoftë të jashtme apo të brendhme, pasi sipas tij, hartuesit e ligjit i kanë parashikuar tentativat për të ndërhyrë në procese të ndryshme.

“Sot kryeministri ka kuptuar që SPAK mund të jetë rrezik edhe për të, mund të jetë në shoshën e saj nesër, ose njerëzit pranë tij, ndërsa SHBA kuptoi që çelësin financiar të SPAK e ka qeveria.”, tha mes të tjerash Hazizaj.

“Do ketë goxha presion politik, të konkurrosh për drejtues të SPAK, fakti që është sjellë në qendër të opinionit, merr rëndësi të veçantë dhe është menaxhim shumë i vështirë se mundtë ndodhesh para letrave ku nuk sheh emrat ndaj të cilit do firmosësh.

Duhet të maten mirë për të konkurruar, për shkak se struktura duhet të jetë favorizuese në raport me të drejtën.

Kushdo prej prokurorëve të SPAK mund të konkurronte për drejtues, sepse mënyra se si janë zgjedhur dhe si kanë zgjedhur veten e janë servirur para këtij organizim, kanë humbur diçka nga vetja.

Si prokurorë, këta të tre, shihni veprimet hetimore të tyre, lënë për të dëshiruar.

Deri tani nuk kanë luajtur asnjë rol, janë marrë me atë që ka dhënë kryeministri.

Një drejtues duhet të jetë largpamës, i emancipuar në aspektin kulturor, të menaxhojë burimet për të dhënë goditjen atje ku duhet.

Nëse asnjë prej tyre nuk kompaktëson frymën brenda grupit në të drejtën dhe goditjen, SPAK do jetë në të njëjtin nivel si tani.

Rama ka interesa tek SPAK. Një kryeministër s’ka pse e lexon ligjin por vjen një moment që e lexon dhe që kupton se mund të rrezikohet. Kur u thonë servilave të tij mos e gënjeni më dhe i thoni që ky ligj nuk është bërë për policat, por për kryeministrat.

Ligji me frymën e tij me përmbajtjen e tij, ndalon çdo ndërhyrje të jashtme apo brendshme. Se çka dashur të thotë ligjvënësi në atë kohë, hajde e gjejmë, por formatuesit që nuk janë shqiptarë e kanë ditur që mund te këtë ndërhyrje nga jashtë dhe brenda. Deklarimi i Ramës dhe ambasadës amerikane më duken të tepërta.

Kushdo qoftë drejtues i SPAK është në monitorim financiar të qeverisë dhe analitik të SHBA.

Sot kryeministri ka kuptuar që SPAK mund të jetë rrezik edhe për të, mund të jetë në shoshën e saj nesër, ose njerëzit pranë tij, ndërsa SHBA kuptoi që çelësin financiar të SPAK e ka qeveria.

Rama dhe SHBA janë në alert për gabimet që kanë bërë me ligjin. Kanë harruar qëllimin dhe objektin e kësaj strukture.

Nëse SPAK funksionon siç funksionon deri tani, do ngelet në nivelet e një prokurorie të zakonshme, institucion zhargon.

Sfida e reformës në Drejtësi nuk ishte as Kushtetuesja, as Apeli, ishte SPAK, Gjithë ngrehina e Reformës Në Drejtësi ishte për të futur konstitucionalisht këtë strukturë”, u shpreh avokati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular