BallinaKryesoreSot mbushen 80 vite nga vdekja e Faik Konicës, Bujar Leskaj: Një...

Sot mbushen 80 vite nga vdekja e Faik Konicës, Bujar Leskaj: Një nga figurat më të shquara intelektuale! Mbetet pikë referimi në ecurinë e kulturës sonë moderne

spot_img
spot_img
Nga Bujar Leskaj
Sot mbushen 80 vite nga vdekja e Faik Konicës, një nga figurat më të shquara intelektuale shqiptare, shkrimtar, kritik letrar, publicist, eseist, përkthyes, një nga personalitet më të shquara të kulturës, letërsisë, e jetës politike shqiptare, një intelektual i dimensioneve botërore.
Faik Konica mbetet një figurë qendrore dhe një pikë referimi në ecurinë e kulturës sonë moderne.
Faik bej Konica lindi më 15 mars 1875 në Konicë.
Ndoqi Kolegjin Jezuit Saverian të Shkodrës e më pas studimet e liceut perandorak francez të Stambollit. Pasi kreu shkollën e mesme në Francë, vazhdoi studimet në Dizhon për filologji romane dhe më pas u diplomua në universitetin e Harvardit të SHBA-së, ku mori gradën “Master of Arts”.
Më 1897, vetëm 23 vjeç, në Bruksel botoi numrin e parë të revistës politike kulturore e letrare “Albania”. Pas vajtjes së tij në Boston, së bashku me Fan Nolin, themelojnë gazetën Dielli, një organ i rëndësishëm i Federatës Panshqiptare “Vatra”.
Në 1912 në emër të Federatës Vatra, shkon në Londër për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.
Në 1921, Konica zgjidhet kryetar i Federatës Vatra dhe me rimarrjen e drejtimit të gazetës Dielli, ai shkruante në një rubrikë të tijën “Shtylla e Konitzës”.
Në vitin 1926, Faik Konica emërohet Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara. Vdiq në Uashington më 15 Dhjetor 1942. Në xhep kishte vetëm 15 dollarë e 56 cent.
Jeta e tij kaloi përmes tallazesh të shumta. I ndaluar për rreth 46 vite, i anatemuar e i përbuzur nga diktatura komuniste, Faik Konica rezistoi për të qenë gur themeli i mendimit kritik shqiptar.
Në vitin 1995, pas rënies së diktaturës komuniste, eshtrat e tij u sollën në Tiranë.
Me veprën e tij letrare e me shkrimet kritike, Konica pasqyron një njohje të thellë të mendësisë shqiptare, e jetës politike shqiptare.
Gjatë gjithë jetës e veprimtarisë së tij intelektuale e atdhetare, ai është përpjekur për një gjuhë letrare të përbashkët duke ndihmuar në pasurimin e zhvillimit të stilit letrar dhe publicistik të shqipes së shkruar.
Kritik, antikonformist, intelektual i formuar, për asnjë çast nuk tradhtoi bindjet dhe mendimet e tij.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular