Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut.
Në një postim në Twitter, Bardhi thotë se edhe pse SPAK nuk është në lartësinë e duhur të pritshmërisë së shqiptarëve, ajo duhet mbështetur për të ecur përpara dhe të qëndrojë jashtë kontrollit të politikës.
Sipas Bardhit, lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet e vetmja shpresë që vendi të ecë përpara.
Postimi i Gazment Bardhit në Twitter:
Për shkak të garancisë së SHBA, ligji për strukturën e SPAK-ut është i vetmi nga paketa e Reformës në Drejtësi, i miratuar me konsensus PS-PD.
Edhe pse ende SPAK-u nuk është në lartësinë e pritshmërisë së shqiptarëve për t’i dhëne fund pandëshkueshmërisë në nivele të larta të qeverisjes, ai duhet të mbështet të ecë përpara dhe të qëndrojë jashtë kontrollit të politikës.
Lufta reale pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet e vetmja shpresë që vendi të ecë përpara dhe shqiptarët të jetojnë si europianë të vërtetë.