BallinaKryesoreFinalja Argjentinë-Francë/ Tangoja e fundit e Mesit kundër valsit francez

Finalja Argjentinë-Francë/ Tangoja e fundit e Mesit kundër valsit francez

spot_img
spot_img

Një ekip në fushë, por edhe një në pankinë. Madje edhe një në infermieri nëse kujtojmë që Francës i mungojnë Pogba, Benzema, Kante, Kimpembe dhe Nkunku për të cilin së fundmi Çelsi ka investuar 60 milionë euro.

Me dhe pa probleme, Didie Deshamp gjen finalen e dytë radhazi në një Kupë Bote. Me mungesa të Upamekanos dhe të Rabiosë që zëvendësohen pa u vënë re nga Fofana dhe Konate. Në gjashtë ndeshje, “Gjelat” nuk kanë rreshtuar kurrë dy herë radhazi të njëjtin formacion. Faj i dëmtimeve, por edhe i rrotacionit për të mos mbërritur në finale të shtrydhur.

4-2-3-1 është baza e francezëve, por gjithçka varion në varësi të rivalit me Francën që është parë të luajë me 4-4-2 (ndaj Polonisë) ose 4-3-3 (me Tunizinë) kur kishte siguruar gjithçka. Ndryshon skema, interpretuesit, por jo thelbi: shpirti francez.

Të gjithë te Franca flasin për krenari dhe patriotizëm, duke filluar që nga kapiteni Loris e deri te spektatori numër 1, presidenti Makron. Në valle të dielën do të jetë historia, por edhe shpirti francez që valëvitet nga lojtarët si një flamur pas çdo interviste.

SFIDANTËT – Pasi ka thyer çdo rekord të mundshëm, Lionel Mesi do të kërkojë të dielën diçka që i mungon karrierës së tij. Ajo Kupë Bote që me të drejtë do ta fusë mes tre më të mëdhenjve të topkëmbës. Teksa shokët i këndojnë “Muchachos”, 35-vjeçari përgatit tangon e fundit Botërore. Skaloni ka ndërtuar një skuadër punëtorësh që janë në shërbim të numrit 10.

Gjithçka kalon nga këmbët e tij dhe “Pleshti” po shfaq versionin e tij më të mirë me Argjentinën. Edhe “Albiçeleste” ka pasur problemet e saj në Botëror, pro ashtu si kampionët e 1986, ecuria ka qenë identike. E nisur me humbje e më pas vetëm fitore e deri te barazimi me Holandën.

Nga organika janë përdorur 24 lojtarë e të gjithë mund të bëjnë shumë role. Nuk ka cilësinë e brezave të mëparshëm, por kjo Argjentinë po i habit të gjithë me vendosmërinë e shfaqur në kërkim të rezultatit. Mungon një fitore për ëndrrën e madhe. Rivali është Franca e Mbapesë. Dy shokë skuadre te PSG-ja, por edhe dy kampionë. I riu dhe i vjetri. Njëri për valsin e radhës, e tjetri për tangon e fundit.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular