Këto janë pamjet e rënda nga atentati i ndodhur një natë më parë në një lokal në kryeqytet ku u vra me armë zjarri 49-vjeçari Edmond Papa.
Në foto e shkrepur pak momente pas krimit mafioz, duket Papa i shtrirë pa ndjenja në hyrje të lokalit ndërkohë që autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Papa u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore por 9 plumbat në drejtim të tij nuk i dhanë asnjë shans shpëtimi. Ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës pak minuta pas atentatit.
Biznesmeni që u vra me armë zjarri jetonte në Sarandë dhe kishte ardhur dje pasdite në Tiranë në shtëpinë e vëllait të tij në zonën ku ndodhi ngjarja.
Ai njihej si pronari i disa subjekteve në qytetin bregdetar, ndër to edhe hoteli i njohur “Blue Sky”. Pistat që po heton policia janë ato të hakmarrjes për shkak të shkuarës së tij kriminale në fushën e trafikut të drogës.