Edmond Papa, 49-vjeçari që u vra një natë më parë me armë zjarri në Tiranë kishte ardhur në orët e pasdites nga Saranda në kryeqytet në shtëpinë e të vëllait të tij.
Sipas BW, ai njihej edhe me emrin Edmond Hoxha. Ai ishte me origjinë nga Fieri dhe jetonte prej disa vitesh në Sarandë ku kishte shtrirë aktivitetin e tij në fushën e biznesit, ku kishte disa prona dhe hotelin e njohur “Blue Sky”.
Ai u qëllua me 9 plumba brenda një lokali pranë shtëpisë së vëllait të tij. Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorit, megjithatë është bërë sekuestrimi i pamjeve nga kamerat e sigurisë në rrugë dhe në subjektet pranë vendit ku ndodhi ngjarja.