BallinaKryesoreBujar Leskaj: FMN iu nxori karton të kuq PPP-ve të sektit Rama

Bujar Leskaj: FMN iu nxori karton të kuq PPP-ve të sektit Rama

Nga Bujar Leskaj
𝗙𝗠𝗡: 𝗸𝗮𝗿𝘁𝗼𝗻 𝗶 𝗸𝘂𝗾 𝗣𝗣𝗣-𝘃𝗲 𝘁𝗲 𝘀𝗲𝗸𝘁𝗶𝘁 𝗥𝗮𝗺𝗮
Më 9 dhjetor 2022, Deklarata e Bordit të Drejtuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar vuri alarmin e kuq për nivelin e lartë të rrezikut që paraqesin kontratat koncesionare (PPP) në ekonominë shqiptare. Ky shqetësim u ngrit në nivelin më të lartë, pas vizitës së stafit teknik të Fondit në Tiranë dhe raportit që e shoqëroi Deklaratën. Asnjë reagim nga qeveria e sektit Rama.
Sipas FMN-së, PPP-të e sektit janë: (i) projekte të keq-hartuara, (ii) pengojnë efiçiencën e investimeve publike, (iii) krijojnë detyrime të mëdha financiare, (iv) dëmtojnë qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe (v) mbahen jashtë buxhetit.
“Projektet e keq-hartuara të Partneriteteve Publike-Private (PPP) për investime në infrastrukturë mund të pengojnë efikasitetin e investimeve publike dhe të bëhen shkak për të krijuar detyrime të mëdha, të cilat mund të dëmtojnë qëndrueshmërinë e borxhit” thekson Deklarata e FMN-së. “Menaxhimi i investimeve publike ka nevojë për fuqizim. Një numër i madh rekomandimesh nga Vlerësimi i Menaxhimit të investimeve Publike 2016 ende nuk janë zbatuar nga qeveria e Shqipërisë”, vijon ajo.
Raporti i FMN-së vë në dukje se Ministria e Financave të Shqipërisë ka pranuar se nuk po ushtron monitorim të zbatimit të kontratave, për arsye të mungesës së burimeve njerëzore. Fondi nuk e thotë shprehimisht, por kuptohet që habitet: Si është e mundur, Ministria e Financave që administron paratë e Shtetit, nuk ka para të marrë njerëz të aftë, që të monitorojnë zbatimin e PPP-ve?! Duket se është një vullnet okult që nuk do dhe pengon çdo hap për vlerësimin dhe monitorimin profesional të tyre.
Kaq shumë kontrata PPP janë dhënë, sa Ministria e Financave nuk ka aftësi t’i kontrollojë! Më herët, Ministria e Financave në raportin e përvitshëm të koncesioneve, kishte raportuar se situata kishte dalë nga kontrolli dhe për shumicën e kontratave PPP nuk kishte asnjë informacion. Edhe për kontratat që u raportua informacion, ai ishte shumë i cunguar dhe nuk tregonte në asnjë rast se si po ecën zbatimi i tyre.
“Qeveria e Shqipërisë e Shqipërisë duhet të dyfishojë përpjekjet për të forcuar kapacitetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MOFE) për të luajtur një rol efektiv ,si një barrierë në përzgjedhjen e projekteve dhe për t’u angazhuar aktivisht në vlerësimin dhe monitorimin e kontratave”, këshillon më forcë FMN.
Por askush në oborrin e Liderit Global, apo Mbretit Lakuriq, nuk dëgjon rekomandimet e këtij institucioni prestigjoz ndërkombëtar. Sipas Fondit, korniza për koordinimin dhe menaxhimin e PPP-ve vazhdon të vuajë dobësi të mëdha. Shtrirja e rreziqeve fiskale të lidhura me këto projekte mbetet e paqartë.
Krahas kartonit të kuq ndaj risqeve fiskale të PPP-ve të sektit Rama, Fondi Monetar Ndërkombëtar, në deklaratën e dhjetorit të Bordit të Drejtorëve, i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të publikojë kontratat e prokurimit publik që kanë të bëjnë me pandeminë dhe shpenzimet për rikuperimin e demeve nga tërmeti, emrat e kompanive që kanë fituar kontratat dhe pronarët e tyre përfitues.
Asnjë reagim dhe për këtë thirrje. Përse hesht Rama? Që kur ndodhi ngjarja e tërmetit dhe më pas ajo e pandemisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar sektit në qeverisje, në të gjitha misionet e tij, që të bëjë transparent përdorimin e fondeve për këto dy ngjarje madhore.
Por transparenca e përdorimit të fondeve buxhetore nuk i intereson sektit në fuqi. Prandaj dhe mungesa vazhdueshme e kapaciteteve për vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve fiskale për ekonominë shqiptare, është shndërruar në shqetësim të madh për specialistët e FMN-së, që pas sinjalizimeve dhe “kartonave të verdhë”, kanë vendosur të japin alarme dhe “kartona të kuq”.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular