BallinaAktualitetDeklarata e fortë e gazetarit: Rama i thirri në takim kandidatët për...

Deklarata e fortë e gazetarit: Rama i thirri në takim kandidatët për SPAK, vetëm Dumani nuk i shkoi

spot_img

Gazetari Poli Hoxha thotë se të tre kandidatët për kreun e SPAK janë thirrur në takim nga kryeministri Edi Rama përpara garës. Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se përpara se të ndodhte kjo ndërhyrje, SHBA nuk kishte asnjë preferencë të caktuar për asnjë nga kandidatët, pasi të tre janë prokurorë shumë të përgatitur dhe të trajnuar nga amerikanët

Ndërhyrja e ambasadores së SHBA, sipas tij ndodhi pikërisht pas kërkesës së Ramës ndaj kandidatëve të SPAK, që u refuzua vetëm nga Altin Dumani.

“SHBA nuk kishte asnjë preferencë, të tre kanë shkuar në SHBA, janë trajnuar atje, janë certifikuar. Në këtë moment ndërhyn kryeministri dhe na i fton të tre kandidatët, ç’punë ka kryeministri? Dy shkojnë, Dumani refuzon, me të drejtë, se nesër kryeministri mund të jetë subjekt i tyre. Kush e bën korrupsionin? Kryeministri, ministrat. Kur shihet se ka tendenca, vetë ambasadorja ndërhyri me disa deklarata, i paralajmëroi KLP që të mos ndikohen nga asnjë palë”, tha gazetari Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular